E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Beqja: Qeveria nxjerr udhëzime antikushtetuese

PS denoncoi ministrat Bode dhe Alibeaj për udhëzime antikushtetuese në përcaktimin e cmimeve për të blerë pronat e patundshme. Beqja i ka bërë thirrje Berishës,të mos vendosë sipërmarrjen para faktit të kryer. 

TIRANE- Partia Socialiste denoncoi sot ministrat Bode dhe Alibeaj se kanë urdhëruar udhëzime antikushtetuese me të cilët përcaktojnë cmimet për të blerë pronat e patundshme.
“Sipas një udhëzimi të fundit, dy ministrat në mënyrë antikushtetuese përcaktojnë çmimet me të cilat shqiptarët duhet të shesin e të blejnë patundshmëritë. Kushtetuta përcakton se Shqipëria është vend me ekonomi të tregut të të lirë. Antikushtetuese është edhe përcaktimi i masës së taksës me udhëzim ministrash, kur është Kushtetuta që përcakton se taksat caktohen me ligj” –është shprehur nënsekretari për programim në PS, Ilir Beqja, gjatë një konference për shtyp nga selia rozë.
Beqja ka theksuar se qeveria nuk ka zbatuar një ndër parimet themelore të administrimit fiskal, atë që ka të bëjë me parashikueshmërinë.
PS i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha , të mos e vendosë sipërmarrjen para faktit të kryer duke shkelur Kushtetutën dhe duke miratuar udhëzime që hyjnë në fuqi brenda ditës së publikimit. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›