Fondacioni Grek i Kulturës, çel zyrtarisht aktivitetin
Fondacioni Grek i Kulturës ka çelur sot zyrtarisht veprimtarinë e tij në Shqipëri. Gjatë prezantimit kreu i fondacionit, Jorgos Babiniotis, e vlerësoi këtë ditë si shumë të veçantë për kulturën greke dhe atë shqiptare.
TIRANE- Ka çelur zyrtarisht veprimtarinë e tij në Tiranë Fondacioni Grek i Kulturës. I themeluar që në vitin 1992 Fondacioni Grek i Kulturës ka mëse një vit i pranishëm në Shqipëri nëpërmjet qendrës më të njëjtin emër. Ndërsa sot drejtues i këtij fondacioni Jorgos Babiniotis dhe ambasadori grek në Tiranë Nikolaos Pazios prezantuan fillimin zyrtar të aktivitetit të fondacionit në kryeqytetin shqiptar. Babiniotis e vlerësoi këtë ditë si shumë të veçantë për kulturën greke dhe atë shqiptare. Babiniotis me këtë rast prezantoi edhe programin e fondacionit për vitin 2009 i cili përmban aktivitete muzikore, ekspozita fotografike, koncerte, filma etj. Kryediplomati grek në Tiranë Pazios tha se Fondacioni Grek dhe veprimtaria e tij në Tiranë synon nxitjen dhe rritjen e frymës së bashkëpunimit dialogut dhe shkëmbimit të përvojës mes potencialeve artistike dhe shkencore të Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas Pazios ky është një moment i mirë për shpalosjen e traditës së përbashkët kulturore misdis dy vendeve. Veprimtaria e fondacionit grek të kulturës nis me një aktivitet në lidhje me shkrimtarin e madh grek Konstandin Kavafi dhe më pas me një koncert muzikor me motive popullore greke dhe shqiptare. (a.r/news24/balkanweb)