E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë, Lëvizja G99 publikon strategji punësimi

Lëvizja G99 ka paraqitur një strategji për punësimin e të rinjve. Strategjia bazohet në kreditimin e sipërmarjeve rinore nga bankat, ndërmarja e iniciativave të drejtpërdrejta fiskale, si dhe krijimi i inkubatorëve të biznesit. 

TIRANE- Lëvizja G99 ka paraqitur një strategji për punësimin e të rinjve. Strategjia bazohet në disa masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi, sic është kreditimi i sipërmarjeve rinore nga bankat, ndërmarja e iniciativave të drejtpërdrejta fiskale, si dhe krijimi i inkubatorëve të biznesit.
Përfaqësuesit e lëvizjes G99 iu janë referuar shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, të cilat tregojnë se në Shqipëria, në 64 për qind të rasteve të rinjtë punësohen nëpërmjet njohjeve familjare, 25 për qind kontaktohen nga zyrat e punësmit, 7 për qind nga kontakti i drejtpërdrejtë me punëdhënësin dhe vetëm 4 për qind në mënyra të tjera. Këto shifra, sipas lëvizjes G99 tregojnë qartë se meritokracia në vendin tonë për të siguruar një vend pune është zero. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›