E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dhe Berisha shprehin ngushëllime për Astrit Mehjën

Presidentit Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha u kanë shprehur ngullëshime familjarëve të Astrit Mehjës për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Mehja, i cili ka mbajtur postin e zv.ministrit të rendit ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Në mesazhin ngushëllues, Topi shprehet se vendi humbi një njërin prej drejtuesve më profesionistë e më të përkushtuar të Policisë së Shtetit.

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në ceremoni homazh në nder të Mehjës, ceremoni e cila u zhvillua në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit. Në një prononcim Berisha tha se kolonel Mehja ishte njëri prej drejtuesve të talentuar të Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›