Kurti: Bisedimet me Serbinë, të dëmshme
Lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, ende i mëshon faktit se bisedimet me Serbinë janë të dëmshme për vendin.
Me Lëvizjen Vetëvendosje, në institucione, bashkimi kombëtar në vitin 2011 u afirmua si asnjëherë në këto vitet e pasluftës.
Beteja më e madhe do të jetë ndalimi i bisedimeve të dëmshme me Serbinë dhe zhvendosja e politikave ekonomike prej shitjes së pasurive publike e kombëtare, te zhvillimi i bazuar në këto pasuri, tha më tej ai.