E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi i së majtës, LSI: Kemi gjëra më të rëndësishme për tu marrë

Luan Rama

Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehet se forca politike ku ai militon e shpërfill debatin nëse duhet apo jo që dy partitë e majta të bashkëpunojnë. Debat i cili po zhvillohet vetëm brenda Partisë Socialiste pasi siç edhe Rama shprehet, LSI nuk ka në axhendën e saj një çështje të tillë.

Çështjet me të cilat ne po merremi janë më të rëndësishme. Nuk kemi kohë të humbasim me lajthitjet dhe halucinacionet e një humbësit profesionit, tha ai.

I pyetur për një bashkim të mundshëm Shqipëri Kosovë, sekretari i LSI-së ndau të njëjtin vizion që Berisha shprehur një ditë më parë ku bashkimi arrihet përmes anëtarësimit në BE. Ai nënvizoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveç rrugës evropiane. Madje, Rama shkoi më tej duke thënë se ky është jo vetëm vullneti politik i dy shteteve por edhe i qytetarëve.

E konsideron të panevojshëm një debat të tillë, pasi ajo që është e rëndësishëm është vullneti politik i shprehur nga dy qeveritë, por vullnetet e të njëjtit popull janë të njohura dhe tërësisht me frymën evropiane, u shpreh sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›