Ivanoviç: Qeverisë serbe, i ka dalë nga kontrolli veriu i Kosovës
Qeverisë së Beogradit, në aspektin politik, i ka dalë nga duart veriu i Kosovës. Kështu deklaroi Oliver Ivanoviç, sekretar shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, në lidhje me situatën aktuale dhe mjaftë kaotike mes dy vendeve.
Qeveria atje nuk ka shtrirë ndikim të mjaftueshëm, por ajo çfarë bëri ishte pagesa e rregullt nga arka shtetërore, ka thënë Ivanoviç.
Sipas tij, kryetarët e komunave në veri të Kosovës duhet të jenë të vetëdijshëm se duhet të pranojnë vendimet e marra nga Qeveria e Serbisë.
Ai ka cituar se ndërsa KFOR-i dhe EULEX-i janë përgjegjës për ngjarjet në veri, kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim për dhunën kundër ushtarëve të KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it.