E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Apelit mban Ndrekën fitues, beteja vazhdon

Gjykata e Apelit në Vlorë ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Fier në lidhje me pezullimin e akteve administrative që kishte ngritur prefektura e Fierit e cila e ka quajtur zgjedhjen e Kryetarit të Qarkut jo korrekt për sa i përket procedurave administrative. Përfaqësuesi ligjor i Ndrekës, Thimio Kondi e ka konsideruar vendimin e gjykatës së Fierit të kundërligjshme. Ai është ndalur në momentet kryesore te kërkesës ankimore. Vendimi për marrjen e masës së pezullimit të konsituimit të Këshillit të Qarkut nuk ka qenë e ligjshme. Masa e përkohshme e pezullimit, mund dhe duhet të merret në seancën përgatitore, ose në seancë gjyqësore. Së dyti prefekti nuk legjitimohet për rishikimin e aktet individuale, por akteve normative të njësive vendore. Nga dokumentacionet e mbledhjes duket se Këshilli i Qarkut është zgjedhur në procedura të vlefshme. Prefektit nuk i lejohet ligjërisht të ndërhyjë për këtë. Kundërargumentet janë prezantuar nga avokati i prefekturës, Periant Teta,i cili tha se vendimi i Gjykatës është i drejtë. Po ti referohemi bazës ligjore, shikojmë se ai është i ligjshëm, bazuar në aktet administrative. Në fund të seancës gjyqësore avokati i prefekturës Teta ka paraqitur kërkesën për heqje dorë nga padia. Por të dyja palët kanë pëshëndetur vendimin e apelit të Vlorës duke pretenduar se kjo gjykatë i ka dhënë të drejtë gjithësecilës. Për PS mbledhja e një dite më parë e anëtarëve të Këshillit të Qarkut dhe zgjedhja e kryetarit ishte e pabazuar në ligj. Ndërsa PD-ja e Fierit edhe pas vendimit thekson se Kryetar i Këshillit të Qarkut mbetet i zgjedhuri i një dite më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›