Rama: Momentet e veshtira do t'i kapercejme se bashku Denis Dedej
Kryetar i Partise Socialiste, Edi Rama, vleresoi diten e Pashkeve si diten e kapercimit te kufijve te te pamundures. Mesditen e djeshme, kryesocialisti ishte i pranishem ne seline e Kishes Ortodokse, per t'i uruar te gjithe besimtareve te krishtere festen e Pashkeve. Megjithese nje dite feste, kjo dite, si edhe gjithe te tjerat, nuk mund te kalonte pa prekur ceshtjet aktuale politike dhe shqetesimet te ngritura prej kohesh nga socialistet. Sipas kryesocialistit, "kjo eshte dita e kapercimit te kufirit te te pamundures dhe si e tille eshte nje dite per te uruar njeri-tjetrin se cdo pengese eshte e kapercyeshme, se cdo veshtiresi eshte e kapercyeshme, se s'ka asgje qe eshte e pamundur". "Dhe ne kushtet kur shume shqiptare dhe shqiptare jetojne momente vecanerisht te veshtira, ne kushtet kur shume familje ne kete vend jetojne nje krize ekonomike e cila realisht u ha shpirtin, eshte dita per te uruar qe te gjitha keto te kapercehen dhe per te shprehur besimin se te gjitha keto mund dhe do te kapercehen sebashku", u shpreh Rama. Lideri socialist, gjate takimit te zhvilluar me Kryepeshkopin e Tiranes, Durresit dhe te gjithe Shqiperise, Fortlumturise se Tij, Anastas Janullatos, i shprehu urimet me te perzemerta ne diten e kremtimit te kesaj feste. Pas ketij takimi kryesocialisti, permes mediave, uroi edhe shqiptaret. Ketu urime, Rama i beri edhe ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane, ku u prit nga Arqipeshkvi i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, Imzot Rrok Mirdita.
Prej kohesh ceshtjet ekonomike jane ne qender te Partise Socialiste. Ne deklaratat e perditshme politike qe vijne nga selia roze dhe zyrtaret e larte socialiste, nje vemendje e vecante u kushtohet situates ekonomike ne Shqiperi. Ndersa mazhoranca thekson gjithmone e me shume faktin se vendi yne nuk ka nje krize ekonomike dhe ecen gjithmone e me shume drejt nje zhvillimi te duhur, te kunderten mendojne socialistet, te cilet thone se situata e keqe ekonomike prek gjithmone e me shume shqiptaret. Situata ekonomike eshte nje nga arsyet qe sipas opozites populli duhet te protestoje. Ne protestat qe zhvillohen nga Partia Socialiste ftohen njerezit qe nuk kane nje gjendje te mire ekonomike, qe jane te papune dhe qe e kane nivelin e ulet te jetes. Por, nga ana tjeter, situata ekonomike po perdoret nga selia roze per te ftuar te gjithe njerezit qe jane prekur nga rritja e cmimit te energjise dhe pakenaqesi te tjera qe mund te kene persa i perket sistemit fiskal.