E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasja e fansave Noyzy e Stresi mberrijne per gjykim plagosesit e Denis Dollapit

Ne Gjykaten e Tiranes ka mberritur per gjykim dosja me autoret e plagosjes me pasoje vdekjen te shtetasit Denis Dollapi. Te pandehur jane shtetasit Xhevahir Gashi Bexhet dhe Rigers Kruda si dhe shtetasi Orjal Alla. I plagosur nga perplasja mes fansave te dy grupeve te repit TBA dhe OTR ka mbetur Denis Dollapi i cili humbi jeten pasi disa muajsh ne gjendje kome ne Spitalin Ushtarak. Viktima Dollapi njihej si mik i ngushte mik i ngushte dhe gjithashtu fans i Stresit Arkimed Lushaj. Ngjarja per te cilen akuzohen te rinjte ka ndodhur me 25 prill te vitit te kaluar kur i pandehuri Gashi bashke me dy vellezer dhe persona te tjere u konfliktuan dhe u perplasen me fansa dhe mbeshtetes te Arkimed Lushajt i njohur me emrin Stresi drejtues i grupit TBA. Grupet rivale te fansave e nisen fillimisht perplasjen mes tyre prane gjimnazit Sami Frasheri per te vijuar ate me pas ne rrugen e Barrikadave dhe per ta perfunduar ne bulevardin Zogu i Pare. Nga kjo perleshje mes tyre mbeti i plagosur rende me thike Denis Dollapi i cili ne konflikt shoqerohej edhe nga persona te tjere. Konfliktet mes tyre kishin nisur ne rrjetin social Facebook fillimisht si nje gare fansash dhe grupesh muzikore se cili prej tyre kishte me teper fansa apo se cili prej tyre ishte me artist apo kengetar me i mire. Konkurenca per artistin me te mire dhe per me teper fansa la tashme skenen dhe studiot e regjistrimeve per te zbritur ne rruge me arme dhe me thika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›