E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen te kerkuarit per vrasjen e anglezit dhe per trafik prostitucioni

Nje i kerkuar per vrasje dhe nje tjeter per shfrytezim prostitucioni jane ekstraduar nje dite me pare ne Shqiperi pas arrestimit te tyre ne Kosove. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit sipas te cilave rreth ores 1300 te se henes nga Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tiranes u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tone nepermjet pikes se kalimit kufitar Morine i dy shtetasve shqiptare te shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje dhe trafikim. Sipas policise Gerald Mitre 28 vjec lindur ne Kolonje i denuar nga Gjykata e Durresit me vendimin penal nr. 867 me 14 tetor te vitit 2010 me 14 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Vrasjes me dashje parashikuar nga nenet 76 dhe 49 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise. Polici atha se ne daten 2 janar te vitit 2006 ne Londer Angli Mitre ka vrare duke e goditur me thike shtetasin britanik Aaron Stokes per motive te dobeta. Gjithashtu sipas te dhenave te policise behet me dije se Isat Metaliaj 49 vjec lindur ne Tropoje i denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda me vendimin penal nr. 64 me 16 nentor te vitit 2009 me 15 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Trafikimit te femrave per prostitucion. Policia sqaron se me 15 mars te vitit 2006 Metaliaj ne bashkepunim me nje tjeter shtetas kane trafikuar per qellime prostitucioni ne Kosove shtetasen E. M. kundrejt shumes prej 300 eurosh. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me UNMIK konkretisht ne datat 28.12.2010 dhe 19.11.2010 u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i shtetasve te lartpermendur. Ne piken e kalimit kufitar Morine keta shtetas u jane dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›