Vrasja e taksistit deshton seanca e pare
Deshton seanca e pare e gjyqit per vrasjen e taksistit nga Devolli Fredi Talelli. Trupi gjykues e ka nisur me shtyrje kete proces gjyqesor dhe shkak si perhere eshte bere mosprania ne sallen e gjyqit e avokateve mbrojtes cka beri te pamundur edhe caktimin e nje date tjeter per kete gjyq. Per vrasjen e Talellit jane arrestuar gjashte persona mbi te cilet rendon akuza e vjedhjes me arme me pasoje vdekjen e kryer ne bashkepunim si dhe armembajtje pa leje. Personat e akuzuar per vdekjen e taksistit nga Devolli jane 16-vjecari A. Xhacka dhe Elkero Revani 21 vjec nga Bilishti19-vjecarit Domeniko Kumria nga Elbasani si dhe tre shtetas te tjere nga Lezha dhe Laci. Sipas akuzes Elkjero Revani edhe Arnest Xhacka te dy nga qyteti i Bilishtit vrane me arme zjarri 35-vjecarin duke e hedhur trupin e tij ne nje kanal ne fshatin Korite te Korces ndersa makina u gjet ne perroin e Kushes ne Elbasan. 4 te arrestuarit e tjere nga Lezha e Laci ndihmuan ne fshehjen e provave te krimit. Trupi i taksistit Fredi Talelli u gjet i pajete ne dalje te fshatit Korite te Korces ne nentor 2010 tete dite pas zhdukjes se tij.