E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi e vlerëson procesin e regjistrimit

Gjatë vizitës, në një nga zonat me numrin më të lartë të minoritarëve grekë në Shqipëri,

Topi u pyet edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë, që u mbyll një javë më parë. Ndryshe nga Aleanca Kuqezi, presidenti i vendit e konsideroi procesin si normal dhe një kërkesë e institucioneve ndërkombëtare.

“Në një vend demokratik është shumë e rëndësishme që të vlerësohen në mënyrë specifike të gjitha institucionet. Unë, si Kryetar i Shtetit, e kam inkurajuar regjistrimin e popullsisë, sepse është një kërkesë, së pari, e nevojshme e kohës, patjetër edhe e institucioneve ku ne aderojmë, dhe duhet ditur për shumë arsye, për një mijë arsye, që qytetarët duhet të dinë të regjistrohen, të ketë census”, tha Topi.

Sipas tij, procesi mendohet të jetë realizuar në standardet e kërkuara. “Patjetër, ky proces mendohet që të jetë realizuar në standardet e kërkuara. Por janë institucionet specifike që do të thonë fjalën e tyre në momentin kur ata do të përpunojnë, do të elaborojnë të dhënat e tyre natyrisht. E rëndësishme është të japim këtë vlerësim për procesin dhe të presim prononcimin e institucioneve të specializuara për këtë punë”, shtoi ai.

I pyetur mbi qëndrimet e fundit të mazhorancës rreth tij, kreu i shtetit duket se iu përmbajt deri në fund qëllimit të vizitës së tij. Ai tha se deri në ditën e fundit do t’i qëndrojë rigorozisht pozicionit kushtetues.

“Kjo vizitë sot është e mbushur me aktivitete të cilat shkojnë në linjën e angazhimit të Presidentit, si Kryetar Shteti, për të kontaktuar jo vetëm institucionet e pushtetit vendor. E kemi thënë që pushteti vendor është pushteti më afër qytetarit për të kontaktuar qytetarë, dhe natyrisht të gjitha komentet e tjera janë shumë anësore për mua. E rëndësishme është të angazhohem deri në ditën e fundit si President i Republikës, si Kryetar Shteti, për të promovuar dialog, harmoni, bashkëpunim shumë të mirë midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror, për të mirën e qytetarëve”, nënvizoi ai. Presidenti Topi shtoi se nuk dëshironte të “ta përziej me asnjë lloj politike që nuk i takon misionit tim, si President”. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-11-07 11:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›