Topi takim me minoritarët grekë: Mirënjohje Greqisë!

Kreu i shtetit u ndal në Komunën e Vriserasë, në Dropullin e Sipërm, ku ka zhvilluar takime me kryetarin e komunës, Kristo Duci. Ky i fundit, theksoi se kjo komunë vizitohet për herë të parë një Kryetar Shteti.
Në vijim, ai vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit që vihet re në këto nivele të pushtetit vendor dhe që në fakt mund të shërbejë si një shembull konkret i bashkimit të përpjekjeve dhe të vullnetit me qëllim përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të popullsisë.
“Tani jam këtu në Dropullin e Sipërm dhe dëshiroj që edhe këtu të jap mesazhet të harmonisë midis njerëzve dhe aty ku ka dialog dhe harmoni midis njerëzve patjetër që institucionet funksionojnë më mirë dhe vendimmarrjet janë më të mira dhe bëjmë gjëra të mira për komunitetin”, tha nga ana e tij Topi.
Ai shtoi se në zonat kufitare ka një mundësi të madhe për të shfrytëzuar projektet e përbashkëta kufitare. “Minoriteti do të gjejë vazhdimisht klimën e duhur për të jetuar në standardet e kërkuara, për të kërkuar dhe për të qenë në vendimmarrje, në Komunë dhe në Qark, për të gjithë projektet që janë. Ne e vlerësojmë atë miqësi, e cila konsiderohet tradicionale jo vetëm në kohët e shkuara, por edhe në kohët moderne me Greqinë, një vend fqinj gjeografik, por edhe një partner i rëndësishëm në të gjithë rrugëtimin tonë të përbashkët në familjen tonë euroatlantike. Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për t’u bërë vend anëtar i NATO-s, por edhe tani, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, shtoi Topi.
Ai shtoi se minoriteti grek është një urë e rëndësishme e miqësisë midis dy vendeve, ashtu sikurse edhe emigrantët shqiptarë në Greqi.
“Dëshiroj që ju, si përfaqësues të zgjedhur të këtij komuniteti, të kontribuoni më tej që kjo frymë e komunikimit të jetë gjithmonë e pranishme dhe për të krijuar mundësi që në këtë zonë të shtohet edhe mundësia e ndërtimit dhe e realizimit të projekteve, që, sikurse e thashë pak më parë, konsiderohen si projekte ndërkufitare”, tha gjithashtu Presidenti i Shqipërisë. Në përfundim të vizitës, Presidenti Topi u njoh nga afër me punën dhe veprimtarinë prodhuese të dy ndërmarrjeve vendase, duke vënë në dukje rëndësinë e nismave të tilla jo vetëm për zhvillimin e ekonomisë vendase e më gjerë, por edhe në aspektin social-ekonomik. /S.Ll/Start/
2011-11-08 08:16