E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi fërkon duart, pasi ndjen për rrezikun e izolimit të ri të Shqipërisë

14-10-2011 / Gazeta 55

Mesazhi për shtyrjen e statusit i shkoi për shtat presidentit Bamir Topi, i cili shpërndau një mesazh të regjistruar, pasi s’e përmbante dot ngazëllimin për një vendim që e largonte rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Kolektivizimi i përgjegjësisë për humbjen e statusit e ndihmon karrierën politike të një presidenti, profili politik i të cilit po e përdhos përditë karrigen e kryetarit të shtetit, si simbol i unitetit të kombit


Mesazhi për shtyrjen që Komisioni Europian i bëri ftesës për statusin kandidat të Shqipërisë për në BE, i shkoi për shtat edhe Presidentit, i cili edhe ai shpërndau dje një mesazh të regjistruar..., me zë dhe me figurë. Mesazhi i regjistruar i Presidentit Bamir Topi dje, përveçse më shumë i ngjante një konstatimi për atë që dihej, por edhe për atë që pritej, nga ana tjetër nuk është se “vuante” nga mungesa e inkoherencës (thënë ndryshe, shumë i vonuar në kohë), ashtu sikurse nuk i mungonte, pleksur me ndjenjat e haresë e gëzimit që e kishin pushtuar, edhe fajësimi i qeverisë, pse jo dhe shpërblimi i opozitës me penalltinë e radhës në favor të saj. Në këtë pleksje ndjenjash e emocionesh “të papërshkueshme” nga njëra anë dhe tentativës për të bërë sikur po bënë detyrën nga ana tjetër, Presidenti Bamir Topi, i vonuar në konstatimin e tij të tipit, “Unë dëgjova dje deklaratat politike të palëve se pranojnë Raportin dhe janë të gatshëm të reflektojnë mbi problematikën e tij. Dëgjova gjithashtu se palët politike nuk pranuan asnjë përgjegjësi konkrete, por zakonisht fajësuan palën kundërshtare për shansin e humbur të integrimit. Si President dhe qytetar e refuzoj këtë praktikë dhe këtë qëndrim”, nuk është se tha ndonjë gjë të re, përveçse asaj që dihej për qëndrimet e palëve në llogoret respektive (edhe para datës refuzues të 12 tetorit), sikurse ende nuk dihet qëndrimi i Bamir Topit para 12 tetorit (për qëndrimet e palëve para kësaj date). Përkundër kësaj Presidenti guxoi dje dhe tentoi që konstatimin e tij ta “shiste” edhe si një “apel-konstatim”. Për këtë, me shumë kujdes, me zë e me figurë ai kishte zgjedhur të artikulonte se, “Gjej rastin që publikisht të apeloj partitë e mëdha politike dhe lidershipin e tyre, që me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe vendit, të gjejnë forcë dhe aftësi për të dalë mbi interesat personale e politike të momentit dhe të bashkojnë energjitë përfaqësuese në dobi të reformave reale të integrimit... Apeli im publik është se forcat kryesore politike, në vend të alibive dhe argumenteve partiake kundër palëve respektive, duhet të përqendrohen në një klimë të re dialogu e bashkëpunimi serioz...”, duke konfirmuar se dje, dy ditë pas refuzimit që KE i bëri ftesës për statusin kandidat të Shqipërisë për në BE, ishte shumë..., shumë i vonuar. Jo ndoshta, por me siguri do të kishte qenë shumë..., shumë më mirë, që Bamir Topi të mos lodhje së artikuluari, deri edhe dy, apo një ditë para 12 tetorit, daljen nga “interesat personale” dhe daljen nga “interesat politike”, duke vënë gishtin mbi secilin subjekt, respektivisht përfaqësues, të këtyre “interesave”. E thënë më ndryshe, Bamri Topi, i cili i ka munguar para 12 tetorit 2011 korit të kombëtarëve e ndërkombëtarëve, që bënin thirrje për “reformash kusht për marrjen e statusit kandidat”, dje, çuditërisht me një gjysmë apel-konstaimi, kur askujt nuk i duhej, reagoi..., me zë e me figurë, në më e pakta duke u bërë “palë” me “njërën palë” dhe në më të shumtën, duke mos arritur të ngrihej mbi “palët”, sikurse për modë ia kërkon “vendi i punës” ndoshta edhe të shtiret ndopak. Duke, mos bërë këtë, bashkimin me korin e kombëtarëve e ndërkombëtarëve para 12 tetorit 2011, tentativa e djeshme për t’ju bashkëngjitur këtij kori pas 12 tetorit 2011, e dekonspironte atë, duke “e nxjerrë zbuluar” se me konstatimin e vonuar të tij, dje ai, vetëm stononte. Por gjithsesi, në këtë “arritje” të tij me stonimin për shkak të bashkëngjitjes së vonuar me zërat dashamirës për “reforma e dialog”, Presidenti Bamir Topi dukej më shumë se i kënaqur. Kënaqësinë, nuk mundi ta fshinte, kur me “gjetjen” e tij kontradiktore, nga njëra anë kolektivizoi përgjegjësinë për statusin, por nga ana tjetër dha mesazhin se është mazhoranca përgjegjëse... Hajde “merre vesh”... Kjo, realisht “merret vesh”..., për deri sa Bamir Topi zgjedh të ngrihet mbi “palët”, kur e kolektivizon përgjegjësinë, por njëherazi brenda të njëjtit mesazh..., me zë e me figurë, harron dhe vetërreshtohet në të njëjtën llogore me “palën tjetër”. Këtu ai bën një “gabim”, kur duke mos e konsideruar opozitën si përgjegjëse në ndarjen e përgjegjësive që bën më pas dhe ku fut “drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe të pushtetit legjislativ e ekzekutiv”, e “fyen” atë (opozitën), duke mos e kosndieruar atë, jo për sa i përket ndarjes së përgjegjësive, por të paktën në ndarjen e meritave... Sepse..., sepse..., në qoftë se kemi “një palë përgjegjëse”në këtë proces të refuzuar, kemi edhe “palën tjetër” që duhet “të meritojë meritat”e këtij refuzimit në këtë proces. Pikërisht këtu “i këputet filli” Presidentit Bamir Topi, i cili si një personazh që përfaqëson një profil të caktuar politik, vazhdon të përdhos karrigen e kryetarit të shtetit, simbolit të unitetit..., jo vetëm me inkoherencën e tij...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›