Topi feston 1 qershorin me fëmijët e ushtarakëve të vrarë
TIRANE -Kryetari i Frymës së Re Demokratike (FRD), Bamir Topi, festoi 1 qershorin me fëmijët e ushtarakëve të rënë në krye të detyrës.
Gjatë fjalës së tij, Topi u ndal në përgjegjshmërinë që politika duhet të ketë ndaj shtresës së ushtarakëve në nevojë. "Ju sot duhet të jeni krenarë për baballarët tuaj, të cilët kanë qenë njerëz me moral dhe integritet të lartë", iu drejtua ai fëmijëve.
Ndërsa si politikan dhe si kryetar i një force politike, Topi tha se "shteti dhe qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në drejtimin e kësaj shtrese dhe, nuk duhet të bëjmë homazhe për prindërit e këtyre fëmijëve në përvjetore, por duhet që të parandalojmë ngjarje të tilla".
(er.nu/BalkanWeb)