Grimierja e kryeministrit Berisha: Eshtë i duruar dhe gjithmonë në formë
TIRANE - Ata duhet të jenë në formë para shfaqjeve publike, njësoj si artistët. Dhurata Curri është grimiere e njohur në Tiranë, që kuron look-un e këngëtarëve kryesisht, por këtë fushatë zgjedhore ajo po kujdeset për imazhin e politikanëve të njohur, duke veçuar Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Dhurata zbulon ca sekrete nga paskuintat e dhomës së grimit ku hyjnë politikanët e njohur, në 15 minuta qëndrim me ta para daljes së tyre në podiumet politike.
Cilët janë politikanët që ke grimuar para fushatës dhe si i ke njohur nga afër?
Politikanët që kam grimuar gjatë fushatës janë shumë, por vetëm për dy prej tyre do mund të flas, pasi të tjerët dëshirojnë të ruajnë konfidencialitetin. I pari është Kryeministri Sali Berisha dhe e dyta, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në fillim u ndjeva pak në ankth, pasi ideja që punon me ta, ta imponon diçka të tillë. Por tashmë gjithmonë e më shumë ndihem e surprizuar, pasi janë njerëz shumë të thjeshtë e shumë të komunikueshëm.
Sa minuta të janë dashur për të grimuar Sali Berishën, dhe a të ka sugjeruar diçka ndryshe gjatë punës sate?
Kryeministrin e grimova në ambientet e Kryeministrisë, sepse donte gjithmonë të ishte i freskët në pamje. Për të punuar me Sali Berishën më janë dashur 15 minuta, dhe ai nuk ka ndërhyrë fare, përkundrazi, më ka lënë të lirë të bëj punën time.
Gjatë punës me të, t’u duk i duruar apo natyrë e vështirë?
Kjo është një pyetje shumë me vend, sepse shumë njerëz mund të mendojnë se është shumë i vështirë komunikimi me të. Por, përveç faktit që ai është Kryeministër, mbi të gjitha është shumë human. Është i duruar dhe nuk shfaqte aspak bezdi për të realizuar foto. Dhe ajo që ai të përcjellë si person është fakti që ka një energji për t’ia pasur zili, gjithmonë në formë dhe me humor të mirë.
Ke mundur të shkëmbesh ndonjë bisedë të shkurtër me të, dhe për çfarë folët?
Po, munda të bisedoj me të, jo biseda politike, por më shumë shkëmbyem fjalë shumë miqësore sikur të ishim dy miq, pasi Kryeministri ta imponon diçka të tillë.
Po znj.Jozefina çfarë përshtypje të la gjatë grimit? Shfaqi ajo ndonjë tekë?
Po, znj.Jozefina është nga politikanet e tjera që kam pasur fatin të punoj këto ditë, dhe ajo që kam takuar nga afër është një Jozefinë e re dhe e bukur si gjithmonë. Nuk mund të them se ka teka, as ajo, as politikanët e tjerë, por përkundrazi, punoj shumë rehat me ta.
Si e preferojnë grimin, të lehtë apo të rëndë, dhe cilat janë ngjyrat e preferuara të politikanëve këtë vit?
Sa për grimin, gjithçka mbetej në dorën time dhe ndihesha shumë mirë në fund, pasi puna ime vlerësohej nga ata.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)