E Diel, 1 Nëntor 2026

Ika nga PD e-maili i derguar nga deputeti i Shkodres Paluca del i rreme

Deputeti i Partise Demokratike Ndue Paluca deklaroi mbreme se nje e-mail i rreme ka qarkulluar sipas te cilit ai largohej nga PD. Paluca i kontaktuar nga Koha Jone tha se kjo ishte e pavertete dhe dashakeqe Une nuk kam derguar kurre nje e-mail te tille dhe as kam bere ndonje deklarate te atille. Paluca tha se u shpreh i habitur nga nje veprim i tille qe do ti nenshtrohet verifikimeve perkatese per te zbardhur kush ishte personi qe e shperndau. Ndersa shkonte mbreme vone ne seline e PD Paluca shtoi Nuk e kam menduar kurre qe te largohem nga PD dhe nuk kam ndermend ta bej nje gje te tille derisa te vdes - u shpreh z.Paluca.
Mbremjen e djeshme gazetareve u shkoi nje email ne te cilin thuhej mes te tjerave se ...
prej shume kohesh vota ime ne Parlament eshte perdorur dhe kunder vullnetit tim politik i cili ne raste te caktuara ka qene ne kundershti me ligje te caktuara apo vendime politike te cilat mbrojne interesa te klaneve te ndryshme. Nje neveri e tille eshte ndjere dhe ne rrezimin e dekretit te Presidentit per amendimin e ligjit te Pronave. Kam kerkuar qe ky votim te mos perseritej por kokefortesia e kolegeve te mi te PD ka qene pengese per respektimin e te drejtave te ish-pronareve dhe shtresave te cilat kane probleme ende me ceshtjen e prones. Sipas e-mail te derguar gazetareve nenvizohet se Ne respektim te plote te votes se elektoratit tim dhe te interesave te te gjithe shqiptareve deshiroj te bej me dije dhe qendrimin tim politik per te kaluar si deputet i pavarur i Parlamentit te Republikes se Shqiperise. Nderkohe qe njoftimi ne emer te tij vijon dhe me pakenaqesi te tjera sipas te cilave Paluca detyrohet te dale deputet i pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›