Topi i ‘Euro 2012’, më i shpejtë se Jabulani

Topi i cili do të përdoret në ‘Euro 2012’, do të jetë më i shpejtë sesa paraardhësi i tij, topi kontrovers Jabulani, i cili ishte përdorur në kampionatin botëror ‘Afrika e Jugut 2010’.
Topi i ri do ta ketë një trajektore edhe më të paparashikueshme për portierët, sipas Herbert Rainer, zyrtar i kompanisë Adidas, e cila do ta krijojë atë.
“Do ta bëjmë topin më të shpejtë dhe shpresojmë të shohim shumë gola në turneun që mbahet vitin tjetër në Poloni e Ukrainë”, ka thënë Hainer i cili nuk ka njoftuar për emrin e topit.
Prezantimi i tij do të bëhet me rastin e hedhjes së shortit, i cili do të bëhet më 3 dhjetor në Kiev të Ukrainës.