Edhe një dështim

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur ashtu siç e kishte nisur fazën eliminatore për ‘Euro 2012’, me një barazim. Por, këtë radhë ndaj Rumanisë në ‘Qemal Stafa’, 1:1. Ekipi i Josip Kuzes pati diçka më tepër nga loja në pjesën e parë, ndërsa në atë të dytë forcat ishin paksa më të nivelizuara, me rumunët që u treguan më të rrezikshëm në portën e Samir Ujkanit.
“Diçka kishte pozitive, për një kohë të gjatë ishim në avantazh ndaj një kundërshtari të rrezikshëm, e kontrolluam lojën në përgjithësi. Patëm probleme në ndërtimin e aksioneve, nuk mund ta mbanim kontrollin e topit. Përgjithësisht jam i kënaqur. Të vetmin gabim që e bëmë ishte rasti i golit të rumunëve, të cilët realizuan nga goditja e këndit. Nuk jam i kënaqur se si luajtëm në repartin ofanziv”, ka thënë selektori Josip Kuze pas ndeshjes.
Kroati është ndarë i kënaqur me lojën që treguan lojtarët e rinj, të cilëve ua dha rastin, ndërsa ka treguar se shumë shpejt, brenda 10 ditësh, do të vendos rreth së ardhmes, pasi të takohet me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.
I kthehemi lojës! Kush tjetër pos Hamdi Salihit. Sulmuesi shkodran i kaloi vendësit në epërsi në minutën e 24-t, pasi shënoi me kokë, pas një harkimi nga këndi nga Elis Bakaj. Disa minuta më vonë, futbollisti i Rapid Viennas e lëshoi një rast të qindpërqindtë, kur dështoi i vetëm para portës.
Në 45 minutëshin e dytë, rumunët rrezikuan disa herë. Kapiteni Adrian Mutu pati 2-3 raste të mira, ndërsa shifrat i barazoi Srgian Luchin në minutën e 77-të, pas një pakujdesie të mbrojtjes shqiptare.
Më pas, Kuqezinjtë u treguan të pafuqishëm për të kaluar eventualisht në avantazh. Marrë në përgjithësi, Shqipëria pati një fazë eliminatore dështuese, duke përfunduar në pozitën e pestë, të parafundit në Grupin D me 9 pikë të grumbulluara.
Franca në Euro 2012, Serbia n’shpi
Kombëtarja e Francës është kualifikuar në ‘Euro 2012’ falë barazimit me Bosnje e Hercegovinën, në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të kualifikimeve për evenimentin i cili do të mbahet vitin tjetër në Ukrainë dhe Poloni. Ndërkohë, boshnjakët përfunduan në barazh, nga Grupi D.
Në Grupin A, Gjermania e kishte siguruar kualifikimin, ndërsa Turqia, falë fitores minimale ndaj Azerbajxhanit, shkon në barazh. Kualifikimit iu gëzua edhe Rusia, nga Grupi B, pas fitores bindëse ndaj Andorrës. Kurse, Republika e Irlandës do të luajë në barazh. Në Grupin C, Italia e kishte siguruar pozitën e parë, ndërsa Sllovenia e la jashtë barazhit Serbinë, të cilën e mposhti 1:0.
Fitores së sllovenëve iu gëzua Armenia, e cila vazhdon në play-off. Nga Grupi E, në ‘Euro 2012’ shkojnë dy skuadra: Holanda si e para dhe Suedia si ekipi i dytë më i mirë nga të gjitha grupet. Në duelin në mes të këtyre dy ekipeve, fituan skandinavët, 3:2.
Kurse, nga Grupin F, Greqia shkoi direkt në Evropian pas fitores së madhe ndaj Gjeorgjisë. Ndërkaq, Kroacia, përkundër fitores ndaj Letonisë, përfundoi në barazh. Tek Grupi G, gjërat tashmë ishin të qarta. Anglia shkon direkt, kurse Mali i Zi i Fatos Beqirajt, përkundër humbjes nga ‘Zvicra e shqiptarëve’, kualifikohet në garat e barazhit.
Në Grupin H, Danimarka iu gëzua fitores ndaj konkurrentit direkt, Portugalia, për të shkuar direkt në Evropian. Ndërsa, Cristiano Ronaldo me shokë do të luajnë në barazh. Dhe, në Grupin e fundit, atë I, Spanja e kishte rezervuar biletën për në Euro 2012, ndërsa barazhin e siguroi Republika e Çekisë, pas fitores bindëse ndaj Lituanisë.
Kualifikimet për ‘Euro 2012’
Grupi A
Rezultatet
Kazakistani – Austria 0:0
Gjermania – Belgjika 3:1
Turqia – Azerbajxhani 1:0
Tabela
1. Gjermania 10 30
2. Turqia 10 17
3. Belgjika 10 15
4. Austria 10 12
5. Azerbajxhani10 7
6. Kazakistani 10 4
Grupi B
Rezultatet
Rep.e Irlandës-Armenia 2:1
Maqedonia-Sllovakia 1:1
Rusia-Andorra 6:0
Tabela
1. Rusia 10 23
2. R. Irlandës 10 21
3. Armenia 10 17
4. Sllovakia 10 15
5. Maqedonia 10 8
6. Andora 10 0
Grupi C
Rezultatet
Italia – Irlanda e V. 3:0
Sllovenia – Serbia 1:0
Tabela
1. Italia 10 26
2. Estonia 10 16
3. Serbia 10 15
4. Sllovenia 10 14
5. Irlanda e V. 10 9
6. Ishujt Faro 10 4
Grupi D
Rezultatet
Shqipëria – Rumania 1:1
Franca – Bosnja e H. 1:1
Tabela
1. Franca 10 21
2. Bosnja e H. 10 20
3. Rumania 10 14
4. Bjellorusia 10 13
5. Shqipëria 10 9
6. Luksembur. 10 4
Grupi E
Rezultatet
Hungaria – Finlanda 0:0
Moldavia – S. Marino 4:0
Suedia – Holanda 3:2
Tabela
1. Holanda 10 27
2. Suedia 10 24
3. Hungaria 10 19
4. Finlanda 10 10
5. Moldavia 10 9
6. San Marino 10 0
Grupi F
Rezultatet
Kroacia – Letonia 2:0
Gjeorgjia – Greqia 1:2
Malta – Izraeli 0:2
Tabela
1. Greqia 10 24
2. Kroacia 10 22
3. Izraeli 10 16
4. Letonia 10 11
5. Gjeorgjia 10 10
6. Malta 10 1
Grupi G
Rezultatet
Bullgaria-Uellsi 0:1
Zvicra-Mali i Zi 2:0
Tabela
1. Anglia 8 18
2. Mali i Zi 8 12
3. Zvicra 8 11
4. Uellsi 8 9
5. Bullgaria 8 5
Grupi H
Rezultatet
Danimarka – Portugalia 2:1
Norvegjia – Qipro 3:1
Tabela
1. Danimarka 8 19
2. Portugalia 8 16
3. Norvegjia 8 16
4. Islanda 8 4
5. Qipro 8 2
Grupi I
Rezultatet
Lituania-Rep. Çeke 1:4
Spanja-Skocia 3:1
Tabela
1. Spanja 8 24
2. Rep. Çeke 8 13
3. Skocia 8 11
4. Lituania 8 5
5. Lihtenshtaj. 8 4