E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i Artë 2009, për bastexhinjtë, favorit është Mesi

Fituesi i "Topit të Artë" 2009 do të jetë Lionel Mesi. Të paktën kështu mendojnë bastexhinjtë e "Unibet", të cilët kanë propozuar hapjen e lojës për futbollistin e ardhshëm që do të hyjë në olimpin e lojtarëve më të mirë të botës sipas jurisë prestigjioze të revistës "France Football". Kuota për talentin argjentinas të Barcelonës është 1.50, që në 2008 ishte shumë para fitimit të këtij trofeu të adhuruar. Kristiano Ronaldo, në kuotën 12.00, në 2009, duhet të hapë krahun për ciklonin "blaugrana". Ibrahimoviç ka kuotën 08.00.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›