Topi i Arte/ Mesi Ronaldo dhe Hernandez kandidatet per trofeun
Ka vetëm një ndryshim në krahasim me vjet në listën e kandidatëve për trofeun e madh të futbollit. Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Ksavi Hernandez janë kandidatët që do të luftojnë për të fituar Topin e Artë, që tashmë është trofe i FIFA-s dhe i revistës franceze, “Frans Futboll” dhe që përcakton futbollistin më të mirë të vitit.
Ndryshimi në krahasim me vjet është se Andres Iniesta është zëvendësuar nga ylli i Realit të Madridit, Ronaldo, pra nuk do të ketë një betejë vetëm të Barcelonës.
Fituesi do të zbulohet në 9 janar në selinë e FIFA-s në Zyrih, në një ceremoni të shkëlqyer, siç është tashmë traditë.
Sipas mediave, favorit është Lionel Mesi, ylli i Argjentinës që fitoi titullin kampion në Spanjë si dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën sezonin e kaluar.
Është pikërisht Mesi fitues i dy edicioneve të fundit dhe nëse ia arrin të fitojë sërish, do të barazohet me Mishel Platininë si fitues i Topit të artë 3 herë radhazi.
Për trajnerin më të mirë të vitit do të jenë në garë Pep Guardiola i Barcelonës, Sër Aleks Ferguson i Mançester Junajtid dhe Zhoze Murinjo i Realit të Madridit.