Skuadra e njohur Korinthians fitoi titullin kampion ne Brazil
Ishte dita e një gëzimi të madh, por edhe e një hidhërimi aspak të vogël për tifozët e Korinthiansit. Skuadra e njohur braziliane fitoi titullin kampion të këtij vendi të madh, pasi barazoi 0-0 me rivalin qytetës, Palmeiras në javën e fundit të turneut.
Ishte ky titulli i pestë kampion për klubin e famshëm, që e mbylli kampionatin me 71 pikë pas 38 ndeshjesh, 2 pikë më shumë sesa Vasko da Gama.
Për qindra tifozë të mbledhur për të parë ndeshjen në ekranë të mëdhenj vendosur në sheshe të Sao Paulos, kjo ditë e titullit pati edhe përqindje dhimbjeje, pasi u njoftua vdekja e ish-yllit të Korinthiansit, Sokrates.
Legjenda braziliane e futbollit, kapiteni i Brazilit të madh të vitit 1982, ndërroi jetë në spital pasi vuajti nga një sëmundje e rëndë.
Gjithsesi, festa nuk u prish dhe atë e ndjeu edhe kjo vajzë 4-vjeçare, Andresa Fernandes, që ishte në gjendje të thoshte “Korinthians është kampion”. Po ashtu, gëzoi edhe brezi i vjetër dhe kjo grua e quajtur Maria Tereza Santos thirri me plot gojën “unë jam e lumtur, forca Korinthians”.
Korinthians fiton titullin e parë kampion që nga viti 2005, kur kishte në radhët e veta argjentinasin Karlos Tevez.