Skenderbeu i treti mposht Bylisin

Skuadra e Skënderbeut ka arritur fitoren në sfidën e fundit të Kategorisë Superiore, përballë Bylisit, në shifrat 3-2. Xhafaj dhe Tahirllari, i japin fitoren dhe vendin e tretë vendësve, që spostojnë Kastriotin.
Skuadra e Skënderbeut ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 11-të të Superligës. Korçarët kanë një tjetër temperament që nga ardhja e trajnerit çek, Stanislav Levi, duke arritur një tjetër fitore. Kësaj rradhe në stadiumin “Skënderbeu”, kuqebardhët e nisin keq ndaj Bylisit, duke humbur një 11-metërsh të fituar nga Tahirllari, i cili ekzekutohet nga Shkëmbi, por Frashëri devijon me trup duke ndalur gjithçka.
Por pas institimeve të kuqebardhëve, Shkëmbi nga këndi shërben bukur tokazi për Xhafajn, që shënon duke kaluar në delirë tifozerinë vendase në minutën e 13-të. Korçarët nuk ndalen. Allmuça shërben për Tahirllarin që shënon golin e dytë për “ujqërit”. Daniel Xhafaj në pjesën e dytë duket sikur mbyllë të gjitha llogaritë me golin e tretë të shënuar për kuqebardhët. Por në harkun kohor të dy minutave, në fundin e sfidës, miqtë ngushtojnë diferencat në fillim me Koreshin dhe më pas me Dimon.
Korçarët arrijnë një tjetër fitore të rëndësishme, duke i marrë Kastriotit vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.
Tashmë, Teuta, “lokomotiva” e kampionatit kategorisë superiore, është 8-të pikë larg kampionë në fuqi, të cilët duket se po rikthehen nga ndeshja në ndeshje për të synuar titullin e dytë rradhazi.