E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia e ka humburbetejen per Kosoven

BEOGRAD- Serbia e ka humbur betejen per Kosoven e tashme duhet te pranoje realitetin e ri ne rajonin e Ballkanit Keshtu ka deklaruar kryetarja e Komitetit Serb te Helsinkit Sonja Biserko gjate nje interviste per BBC-ne.
Ajo pohon madje se Serbia ka humbur edhe besueshmerine ne arenen nderkombetare dhe se po shfrytezon ceshtjen e Kosoves per perfitimet e saj.

Beogradi ne menyre shume dinake ka kushtezuar merzitjen per humbjen e Kosoves me kerkimin e kompensimit ne Bosnje ka deklaruar aktivistja e te drejtave te njeriut.

Ajo i ben thirrje autoriteteve te Beogradit qe te nisin nje dialog aktiv dhe te sinqerte me Kosoven si shtet i pavarur ndersa parashikon qe perpjekjet serbe per ta lidhur dialogun me statusin e Kosoves do te jene te pasuksesshme.

Ndaj Biserko i kerkoi bashkesise nderkombetare qe te ushtroje me shume presion mbi Beogradin. Ajo shtoi se mungesa e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit godet me shume serbet ne Kosove ndaj eshte koha qe te prishen institucionet paralele dhe strukturat e Beogradit ne veri te Kosoves te jene ne dobi te njerezve te thjeshte.
e.n/bbc/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›