E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i Artë, një duel Injesta-Shnajder

çmimi

Vitet e fundit, botërori ka qenë deciziv në dhënien e “Topit të Artë”: nga hapja edhe për joeuropianët çmimi është fituar nga Zidane (1998), Ronaldo (2002) e Kanavaro (2006). Ja pse spanjollët janë me shumë prepotencë në garë, mbi të gjithë Injesta. Rivali kryesor i mesfushorit të Barçës është Shnajder, finalist me Holandën, tripletë me Interin dhe me mundësinë për të fituar akoma Superkupën dhe botërorin për klube. Fitimi i Kupës së Botës ka një peshë specifike në dhënien e çmimit ambicioz, që u bashkua me “Fifa World Player” dhe që nga edicioni 2010 do të jepet prej një jurie e formuar nga trajnerë e kapitenë të kombëtareve dhe nga përfaqësues të shtypit. Që nga 1995-a, kur “Topi i Artë” u mundësia edhe për lojtarë jashtë kontinentit të vjetër, triumfi i Spanjës në Afrikën e Jugut nuk ka se si të mos peshojë në zgjedhjen e fituesit. Tre lojtarë të “Furive të Kuqe” janë në garë: Injesta, Ksavi e Vija. Injesta ka realizuar golin që i fali Spanjës historinë, duke i dhuruar Kupën e parë të Botës. Ndaj Holandës, mesfushori fitues i “La Ligas” me Barcelonën ofroi një paraqitje të shkëlqyer dhe kjo mund të vlejë shumë në sprintin final. Me të shoku i skuadrës te “blaugranat”, Ksavi, prej vitesh i konsideruar si lojtari më i mirë i botës në rolin e tij, dhe Vija, golashënuesi më i mirë, por vetëm virtualisht në Botërorin 2010 me 5 gola. Një lojtar spanjoll do të kthehej në librin e artë të “Topit të Artë” pas 50 vitesh: i fundit ishte Luis Suarez më 1960-n. Rivali kryesor i Injestës duket se është Shnajder, i ardhur nga një sezon i mrekullueshëm me Interin dhe protagonist i një botërori të madh: Holanda e tij fluturoi për surprizë në finale dhe falë golave të tij. Por duhet të kenë kujdes nga Forlan i Atletikos së Madridit, fituesi surprizë i “Topit të Artë FIFA” për Botërorin. është pikërisht sulmuesi (5 gola), ai që udhëhoqi Uruguain në gjysmëfinale dhe klubin spanjoll në fitimin e Europa League.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›