E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i Artë për Pirlon ose Iniestan

Ish përfaqësuesi italian Fabio Cannavaro beson se Andrea Pirlo ose Andres Iniesta e meritojnë çmimin prestigjioz Topi i Artë këtë vit. “Unë nuk mendoj se ky çmim duhet të ndahet në mes të Messit e Ronaldos. Do ta zgjidhja Pirlon ose Iniestan”, ka thënë futbollisti italian për të përditshmen spanjolle Mundo Deportivo.

“Iniesta është i jashtëzakonshëm me Spanjën dhe i ka fituar dy Evropianët e fundit. Pirlo është i shkëlqyeshëm dhe nuk e ka fituar vetëm Scudetton me Juventusin, por ka shkuar deri në finale të Euro 2012 me Italinë”, vazhdoi Topi i Artë i vitit 2006. Mirëpo, Cannavaro u bë real dhe tha se do të jetë e vështirë të mposhten Messi e Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›