E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 40 kg kanabis ne Kapshtice arrestohet transportuesi

Sekuestrohet një sasi lëndësh narkotike në pikën kufitare të Kapshticës,arrestohet transportuesi i saj. Një aksion i përbashkët i strukturave të policisë kufitare me ato të antidrogës ,ka bërë të mundur,në orët e para të mëngjesit zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie prej 40 kg canabis sativa, e cila po tentohej të transportohej drejt Greqisë. Droga ishte e fshehur në shasinë e një kamionçine,me targa AA 548 AR, e cila drejtohej nga 32 veçari Erjon Veizi, i cili është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë. Specialistët e antidrogës janë duke marrë në pyetje transportuesin e lëndës narkotike, për të zbardhur origjinën e saj dhe mundësinë e përfshirjes në këtë aktivitet të paligjshëm edhe të personave të tjerë. Burimet policore kanë bërë të ditur se droga kishte si destinacion dhe do të shpërndahej në disa prej qyteteve të Greqisë Veriore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›