E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi i jep Eliza Dushkut shtetesine shqiptare

Ceremonia Kreu i shtetit

Presidenti i Republikes Bamir Topi i ka dorezuar dje shtetesine shqiptare me ane te nje ceremonie te vecante aktores se mirenjohur shqiptare te Hollivudit Eliza Dushku e cila prej disa ditesh po zhvillon nje vizite ne vendin tone ne perpjekje te promovimit te turizmit shqiptar. Te pranishem ne takim ishin gjithashtu fotografi me fame boterore Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani. Gjate bisedes se zhvilluar ne nje atmosfere te ngrohte e miqesore Presidenti Topi vleresoi lart veprimtarine artistike te Eliza Dushkut si nje nder aktoret e reja te spikatura te kinematografise boterore. Ne kete kontekst kryetari i Shtetit Shqiptar vuri ne dukje se vizita e zonjes Dushku ne Shqiperi eshte pjese e atij mesazhi pozitiv qe flet per Shqiperine dhe shqiptaret si nje popull vital me tradita te hershme e kulture te lashte me deshiren dhe perkushtimin per te ecur perpara me vendosmeri e dinjitet. Ju jeni tashme imazhi i mire shqiptareve qe punoni per Shqiperine iu drejtua Presidenti Topi te pranishmeve ne kete takim. Jane pikerisht keto arsye  u shpreh Presidenti qe me tu informuar per kerkesen e zonjes Dushku per marrjen e shtetesise shqiptare ne permbushje te nje detyrimi institucional por ne radhe te pare te nje frymezimi personal nenshkrova dekretin per dhenien e shtetesise shqiptare Eliza Dushkut. Nderkaq ne vitin e fundit eshte rritur numri i shqiptareve qe lene shtetesine shqiptare. Ne bilancin e gjashtemujorit te pare te ketij viti Presidenti i Republikes ka firmosur lenien e shtetesise shqiptare per 147 persona dhe dhenien e shtetesise shqiptare per 108 te huaj dhe persona me origjine shqiptare. Ne vitin 2010 ishin 262 persona qe hoqen dore nga pasaporta shqiptare per te marre ate te nje vendi te huaj. Ndersa vetem 76 ishte numri i dekreteve te firmosura nga Presidenti Bamir Topi per marrjen e shtetesise shqiptare per nje vit me pare. Ne listen e personave qe kane perfituar marrjen e shtetesise shqiptare ne vitin 2011 eshte edhe trajneri i kombetares ne basketboll per meshkuj neo-zelandezi Mark Dikel dhe mundesi kosovar Egzon Shala.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›