E Diel, 1 Nëntor 2026

Falja fiskale, legalizohen 25 milionë euro

Tiranë- Procesi i Amnistisë Fiskale ka legalizuar 25 milionë euro të cilat janë depozituar në arkën e Ministrisë së Financave. Kështu mësohet nga të dhënat e publikuara nga ky institucion që lidhen me legalizimin e parave, rivlerësimin e tokës dhe kapitalit të individëve.

Ligji Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor lejonte individët që të deklaronin kapitalin e tyre duke paguar një tatim 3% të vlerës së kapitalit.

Konkretisht ky ligj u kërkon individëve dhe bizneseve që kanë fituar para në mënyrë të paligjshme, të paguanin vetëm 3 për qind tatim mbi këtë kapital.

Ligji i amnistisë fiskale ka hasur mjaft kundërshtime nga opozita e cila refuzoi fillimisht votimin e tij në Kuvend për shkak se administrata shqiptare s’ka kapacitete e duhura për kryerjen e procesit. Ndërkohë që afati i procesit të faljes fiskale është deri me 31 Mars.

IDEA po publikon ligjin e Amnistisë Fiskale:

REPUBLIKA E SHQIPERISË

KUVENDI

___________________________________________________________

Ligj Nr.____ date___.___.2011

Për Legalizimin e Kapitalit dhe Faljen pjesore të Detyrimeve Tatimore dhe Doganore

Neni 1

Neni 2

Qëllimi i Ligjit

Qëllimi i këtij ligji është

a) Sigurimi i garancive ligjore të lidhura me procesin e legalizimit të kapitalit, ruajtjen e konfidencialitetit të subjekteve të përfshira në këtë proces dhe informacioneve që ata i japin administratës apo subjekteve të tjera të përfshira gjatë dhe pas legalizimit të kapitalit, si dhe mosfillimin apo ndërprerjen ndaj këtyre subjekteve, nga ana e institucioneve përkatëse të administratës tatimore e doganore të procedurave administrative dhe të nxjerrjes së vendimeve të kundravajtjeve administrative të lidhura me fshehjen e të ardhurave dhe/apo mospagimin e taksave dhe tatimeve ndaj këtyre subjekteve

si dhe

b) Sigurimi i garancive ligjore për pushimin e veprimeve procedurale të mbetura, të parashikuara në legjislacionin tatimor, doganor si edhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore që lidhen me mbledhjen me forcë të këtyre detyrimeve

Neni 3

Përkufizime

Termat e mëposhtëm që do të përdoren për qëllimet e këtij ligji kanë kuptim si vijon

I) Legalizimi i kapitalit nënkupton:

a) Deklarimin vullnetar të bërë nga individë, shtetas të Republikës së Shqipërisë, personave fizikë të regjistruar si të tillë në organet përkatëse, apo të përfaqësuesve të këtyre dy kategorive të mësipërme, për zotërimin e shumave në të holla, brenda ose jashtë vendit, si dhe pagimi i tarifës së bërë në institucionet përkatëse për depozitimin e kësaj shume në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri.

b) Deklarimin vullnetar nga persona juridikë me seli në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë të regjistruar në administratën tatimore të Republikës së Shqipërisë, për zotërimin e pasurive të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe i diferencës pozitive që rezultojnë nga rivlerësimi i aseteve si dhe pagimi i tarifës së bërë në institucionet përkatëse për këtë rivlerësim

II)Shuma në të holla, nënkupton si kartmonedhën shqiptare me kurs ligjor ashtu edhe monedhën e huaj

III) Përfaqësues nënkupton individin, që vepron si përfaqësues me prokurë i një individi tjetër si dhe përfaqësuesi ligjor i shoqërisë tregtare, i autorizuar nga i përfaqësuari për legalizimin e kapitalit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

IV) Ruajtje e sekretit, nënkupton ruajtjen dhe konfidencialitetin për çdo veprim që mund të ketë pasur rezultat apo jo fakteve, si dhe të çdo informacioni të ofruar nga subjekti i legalizimit apo përfaqësuesi i tij, të dhëna për kapitalin e legalizuar, me përjashtim të vënies në dispozicion të këtij informacioni për nëpunësit shtetëror të ngarkuar me detyra të lidhura me procesin e legalizimit të kapitalit të punësuar, në organet e administratës shtetërore të autorizuara nga ky ligj për të ndjekur procesin e legalizimit të kapitalit.

Neni 4

Zbatimi i ligjeve të tjera

1 Dispozitat e legjislacionit tatimor doganor, dhe të sigurimeve shoqërore të cilat parashikojnë kompetencat e këtyre organeve të administratës publike, që janë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të sipërpërmendur e për fillimin e procedurave administrative, gjatë kohës së veprimit të këtij ligji, do të aplikohen në përputhje me dispozitat e këtij ligji

2 Ndërprerja e procedurave administrative e parashikuar në paragrafin (a) të nenit 2 të këtij ligji, nuk shtrin efektin e saj për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive

KREU iI

LEGALIZIMI i KAPITALIT

PJESA i

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME PËR LEGALIZIMIN E KAPITALIT

Neni 5

Subjektet që përfitojnë nga procesi i legalizimit të kapitalit

1. Në rrethin e subjekteve që përfitojnë nga procesi i legalizimit të kapitalit përfshihen:

a) Personat fizikë apo juridikë që deklarojnë, brenda kushteve të parashikuara nga ky ligj, shuma në të holla, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, dhe/apo diferenca pozitive që rezultojnë nga rivlerësimi i aseteve të parashikuara nga ky ligj.

b) Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili brenda kushteve të parashikuara në këtë kre, deklaron shumën në të holla.

Neni 6

Subjektet e përjashtuara nga fusha e zbatimit të kreut

Nga të drejtat e parashikuara në këtë kre, nuk përfitojnë ata shtetas të cilët në përputhje me legjislacionin e fushës, i nënshtrohen detyrimit për deklarimin vjetor të pasurisë, pranë inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.

Neni 7

Organet shtetërore të përfshira në procesin e legalizimit të kapitalit

1. Në procesin e legalizimin e kapitalit marrin pjesë:

a) autoritetet mbikëqyrëse të institucioneve financiare bankare, të organizuara dhe rregulluara sipas parashikimit në ligjet e fushës;

b) administrate doganore, administrate tatimore qendrore dhe lokale, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme si dhe institucione të tjera të cilat për shkak të fushës së veprimtarisë janë të lidhura direkt me këtë proces.

PJESA iI

PROCEDURAT E LEGALIZIMIT TË KAPITALIT

Neni8

Deklarimi vullnetar si kusht për fillimin e procedurës së legalizimit të kapitalit

Shtetasit, personat fizik si dhe personat juridikë, duhet të deklarojnë se duan të legalizojnë vullnetarisht kapitalin, të cilin nuk e kanë deklaruar më parë, ose për të cilin më parë kanë deklaruar një vlerë më të vogël se ajo çfarë duhet të deklaronin.

Neni 9

Proceduarat e deklarimit të shumave në të holla për shtetasit

1. Procedurat e deklarimit të shumave në të holla për shtetasit bëhet si më poshtë:

a) Subjekti ose përfaqësuesi i tij, duhet të paraqesin një formular aplikimi për depozitim të shumës në të holla në një numër llogarie bankare të hapur prej tyre për këtë qëllim. Aplikimi plotësohet në 2 kopje;

b) informacioni i specifikuar në formularin për deklarim të shumës në të holla, bërë nga subjekti, ose nga përfaqësuesi i tij, verifikohet nga banka në prezencë të kërkuesit;

c) Sapo banka merr aplikimin për kërkim të deklarimit të shumave në të holla, kopja e dytë e aplikimit e verifikuar nga banka, i jepet kërkuesit me shënimin se është depozituar;

ç) Në rastet e deklarimit të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban si tatim shumën prej 3 % të shumës totale të deklaruar;

d) Banka transferojnë tatimet e mbledhura, në llogaritë e Thesarit të Ministrisë së Financave.

Neni 10

Procedurat e deklarimit në të holla të shtetasve të cilët janë të regjistruar si persona fizikë

1. Individët të cilët janë të regjistruar dhe si persona fizikë tregtarë, ndjekin të nj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›