E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulimi i këndshëm me Sofien

Elsa Demo

 Sofia e Kominatëve shkruar nga Francesco Antonio Santori (1819-1894) sheh dritën e botimit dhe ulet në vendin e mbetur bosh në pritje të romanit të parë të letërsisë shqipe e ku bëjnë rojë Shkodra e Rrethueme 1913, e Dom Ndoc Nikajt dhe dy romane të Foqion Postolit.

Dihej prej kohësh që dorëshkrimi i Santorit ekzistonte por askush si kishte hyrë punës me për një botim kritik të romanit në arbërisht i shkruar në vitet 70 të shek. XIX.  E tani, në sajë të punës pesëvjeçare të dr. Merita Sauku-Brucit, e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, kërkuese pranë Departamentit të Studimeve të Evropës Lindore të Universitetit të Napolit LOrientale, Sofia… ekziston, fillimisht në kopje të kufizuara. Ekziston bashkë me personazhet e ambientit kalabrez e arbëresh gjatë gjysmës së parë të shek. XIX, me referimet ndaj kulturës popullore të arbëreshëve të kohës kur Santori shkroi e jetoi, me traditën e valljeve e ruzalleve, në një kontekst kalabrez më të gjerë që po kërkon të shkëputet nga feudalizmi i së shkuarës.

Megjithëse shumë nga veprat e Santorit kanë ngelur pa botuar, botimi i kësaj vepre plotëson një zbrazëti në historinë e prozës dhe të gjithë letërsisë shqipe dhe do të ndikojë për një lexim ndryshe të letërsisë shqipe të shek XIX, thuhet në njoftimin për shtyp të këtij departamentit pranë Universitetit të Napolit.

Ky botim kritik paraprihet nga një studim i Prof. Italo Costante Fortino, i Universitetit LOrientale të Napolit, mbi letërsinë arbëreshe të shek. XIX.

Në intervistën për Shekullin, dr. Bruci, e cila ka punuar së fundi edhe dorëshkrimet e tekste filozofike të Arshi Pipës, del në përfundimin se filologjinë shqiptare e pret një rrugë e gjatë për të riparë gjithë situatën e teksteve të vjetra shqipe.

Çfarë arsyesh e kanë mbajtur romanin Sofia e Kominiatëve larg dritës së botimit?

Para se të rendis arsyet dëshiroj të them që ky roman na vjen sot pas rreth 150 vitesh nga koha kur është shkruar. Dorëshkrimet e tij në variantet arbërisht dhe italisht, në një gjendje ende të deshifrueshme, kapin shifrën prej 1000 faqesh dhe ruhen aktualisht në Bibliotekën Qytetëse të Kozencës (Itali). Ekzistenca e tyre është e përmendur në burime të ndryshme, por puna për ta nxjerrë në dritë është e mundimshme dhe merr shumë kohë. Alfabeti në të cilin është hartuar romani është i hartuar nga Santori vetë, pra i ndryshëm nga ai i Manastirit dhe problemet që shtrohen para filologut për zgjidhje kërkojnë një impenjim dhe përkushtim të madh. Për këtë arsye vetëm një projekt shkencor universitar mund të krijojë kushtet dhe konsulencën e duhur shkencore për ti dhënë studiuesve dhe lexuesve një tekst që respekton besnikisht vullnetin e autorit dhe gjendjen gjuhësore të shqipes në kohën kur u shkrua vepra. Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Napolit LOrientale dhe Qendrës Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike e bëri të mundur këtë botim.

I shkruar në arbërisht, çfarë dëshmon ky tekst për zhvillimin e hershëm të shqipes?

Arbërishtja në vetvete përben një fazë të rëndësishme për studimet diakronike të shqipes. Me zhvendosjen e tyre nga Arbëria ballkanike në atë italike, arbnorët morën me vete dhe trashëguan gjuhën, doket e zakonet. Faktorë socialë, gjeografikë, historikë ndikuan në zhvillimin ishullor të tyre dhe për fatin tonë të mirë edhe në ruajtjen e gjuhës. Pra e zhvilluar në izolim ajo ruajti e trashëgoi deri më sot tipare arkaike të shqipes. Dokumentimi i këtyre të folmeve nëpërmjet shkrimit nga shkrimtarët italo-arbëreshë të këtyre trevave përbën një burim të paçmueshëm për studimet gjuhësore.

Në drejtim të letërsisë, për mënyrën e strukturimit të romanit, për idetë, dhe protagonizmin femëror, a është vlera e romanit po aq e parë?

Romani është i ndarë në tre libra e seicili libër në kapituj. Ka dy linja, e para ndjek fatin e Sofies, vashë shqiptare e rrëmbyer nga piratët në brigjet e Arbërisë dhe fatkeqësitë që nuk i ndahen deri në vdekje. Linja e dytë ndjek të vëllanë e Sofies, Janjin, i cili rritet me dëshirën për ti marrë hakun së motrës. Një strategji e tërë rrëfimi, një galeri personazhesh të spikatur dhe përshkrime të gjalla i japin jetë romanit. Por le tia lemë studiuesve dhe kritikës të thonë fjalën e tyre.

Autori është klerik, vini re influenca të këtij statusi?

Është e vërtetë që At Frangjisk Anton Santori i përkiste urdhrit françeskan. Trashëgimia jonë letrare ka shumë klerikë që kanë ndjekur në mënyrë të ndërgjegjshme përpos vokacionit fetar edhe atë letrar. Të mos harrojmë që atëbotë figura e vetme që ndihmonte për arsimimin e shkollimin ishte prifti i fshatit. Edhe diçka tjetër. Vetë hapja e kolegjeve fillimisht me karakter fetar, e më pas edhe me një orientim laik në Kalabri e Palermo, shërbeu si një djep ku u rritën e u përgatitën lëvruesit e gjuhës e letërsisë arbëreshe. Vështirë të ndash në këto raste klerikun nga atdhetari, nga lëvruesi i gjuhës, nga mbrojtësi i të mirës dhe fshikulluesi i të keqes.

Kur thua letërsi e shkruar në arbërisht, thua De Rada. A ka vend mes tij dhe Santorit për krahasime?

Po ju përgjigjem si filologe. De Rada pati mundësinë që talentin e vet jo vetëm ta ushtronte, por edhe të botonte, e për pasojë edhe të njihej më shpejt e më mirë. Santori, nuk pati mundësi të botonte në gjallje të tij, veç disa poezi, shkrime a përkthime me karakter fetar. Vonë disa nga veprat e tij, kryesisht romancetat kanë dalë në botime kritike. Santori është i pari që ka lëvruar disa gjini në letërsinë shqipe, dramën, melodramën, komedinë, satirën, fabulën, romanin në vargje dhe së fundmi romanin. Për mua Santori është ende i pazbuluar e i pabotuar si duhet. Më pas mund të gjykojmë.

Romani është shkruar në alfabetin e hartuar nga Santori e që ju keni respektuar vullnetin e tij në transkriptim: mund të jepnit një ilustrim si tingëllon kjo gjuhë?

Shkrimtarët arbëreshë kanë shkruar kryesisht në të folmen e katundit ku u lindën e u rritën. Pra gjuha e tyre reflekton tipare dialektore lokale. Santori shkon më larg. Ai zgjedh të lërë pas një dokument historik të shkrimit shqip, kështu që zgjeron gjeografinë e të folmeve duke përdorur edhe forma që vijnë nga të folme fqinje e më gjerë. Detyra e filologut është ta sjellë të pacenuar këtë gjuhë të autorit.

Çfarë e bën të vështirë besnikërinë ndaj kësaj gjuhe?

Për të mbërritur deri tek transkriptimi më është dashur të studioj të folmen e katundit të Santorit (Picilia) apo të të folmeve fqinje, të bëj verifikime në terren, të studioj të gjithë veprën e Santorit në shtypshkrim a dorëshkrim, të konsultoj zgjidhjet që kanë bërë kuratorë të botimeve kritike të tij (Gradilone, Fortino, Solano), traditën arbëreshe e shqiptare të botimeve kritike, më pas kam bërë transkriptimin fonematik, duke zgjidhur shkallë-shkallë problemet e dekodifikimit të tekstit dorëshkrim, të ndarjes apo bashkimit të fjalëve, duke evidentuar dhe lënë gjurmë për zgjidhjen e problemeve që kam hasur. E quaj veten me fat që kam pasur ndihmën e pakursyer dhe konsulencën shkencore të prof. Italo C. Fortinos dhe të kolegëve të mi në Institutin e Gjuhësisë (QSA).

Çfarë ndryshimi sjell në hierarkinë e historisë së letërsisë dalja e botimit kritik të romanit të parë?

Ka një parim në filologji: rezultatet në të cilat ti mbë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›