E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen arkivat e Perendimit A permbyset historia shqiptare

Intervistoi Violeta Murati

Roma Parisi Londra Berlini... te gjitha raportet diplomatike te shek. XX qe lidhen me ceshtjen shqiptare kane mberritur te plota ne Shqiperi. Ka qene nje fushate kerkimore ne arkivat e huaja kryesisht ato te Perendimit te ndermarre nga studiuesit e Institutit te Historise prezantuar dje ne ditet e albanologjise organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Eumlshte fushata me e madhe kerkimore qe eshte zhvilluar ndonjehere nga institucionet tona shkencore - ka thene Beqir Meta drejtori i Institutit te Historise i cili tha se ne kete proces kerkimor u perfshine 21 studiues u realizuan 1 mije dite kerkime duke sjelle ne arkivin e Institutit te Historise 450 mije faqe dokumente.

Kjo fushate eshte mbeshtetur ne menyre te posacme nga qeveria dhe per here te pare u perfshine edhe studente te doktoratures si dhe kolege nga Kosova e Maqedonia. Koha e kerkimeve si dhe vellimi i materialeve te hulumtuara jane me te medhate te realizuara deri me sot - ka qene entuziazmi i Metes.

Sipas historianit deri tani jane zhvilluar kerkime te plota sistematike ne kater arkiva te medha Arkivat Kombetare Britanike i cili ka fondet e institucioneve shteterore e jo shteterore dhe tre te tjeret jane arkiva diplomatike d.m.th te Ministrive te Puneve te jashtme. Nga dy prej tyre ai i Frances dhe Gjermanise jane marre komplet koleksionet qe kane te bejne me historine e shqiptareve nga fillimi i vitit 1912 deri ne vitet 1970-1980 kur keto arkiva ishin te hapura. Ne arkivin e MPJ Rome eshte marre koleksioni me i madh deri tani prej rreth 230 mije faqe. Ky eshte arkivi me i madh per nga vellimi i dokumentacionit historik qe lidhet me historine e shqiptareve. Hulumtimet ne inventaret dhe regjistrat e ketij arkivi jane bere ne menyre sistematike e teresore. Informacioni i vjele prej tyre eshte voluminoz por mbetet ende nje sasi e madhe dokumentesh qe duhen marre.

Hulumtime te gjera por jo te plota sistematike jane kryer ne Arkivat Kombetare te Shteteve te Bashkuara Arkivin Qendror te Shtetit ne Rome ne Arkivin e Vatikanit Rome ne Arkivin Osman te kryeministrise Stamboll ne Arkivin e MPJ te Bullgarise ne Arkivin shteteror te Kroacise ne arkivin shteteror Malit te Zi por sipas Metes barriera ka pasur ne Arkivat e Athines dhe Beogradit.

Ju bete nje panorame te shfrytezimit te arkivave te huaja cakses kemi pasur ne ne keto arkiva deri me sot

Prej dy vjetesh ka nisur fushata me e madhe qe ka njohur ndonjehere institutet tona kerkimore ne fushen e albanologjise dhe aq me teper ne fushen e historise. Sigurisht ne kemi pasur koleksione dokumentesh te huaja sjelle nga profesore te nderuar si Puto Ligor Mile koleksionin me te pasur e ka sjelle prof. Buda ne nje bashkepunim me arkivin e Vjenes qe ne thuajse e kemi te plote dhe ne rrugen e prof Budes te kryejme hulumtime te plota ne arkivat me te medha diplomatike perendimore por jo vetem diplomatike. Per shembull kemi arkivat kombetare britanike qe pervec arkivave diplomatike ka edhe ministrine e luftes sherbimet sekrete ministria e brendshme te cilat kane ndjekur te gjitha ngjarjet ne Shqiperi gjate shek. XX. E kemi marre kete arkive ne menyre teresore sistematike. E theksoj kete sepse kemi pasur koleksione qe perbenin 1 te 10-at e asaj qe kemi marre ne por tani kemi plotesuar te gjithe gamen nga janari i vitit 1912 deri ne vitet 70-80. Edhe ne arkivat diplomatike te Romes Parisit Berlinit kemi marre gjithe koleksionet qe kane qene per Shqiperine nga 1912-1970 sigurisht qe ishin te hapura. Eumlshte kerkuar jo vetem me zerin Shqiperia por edhe me emrat e vendeve fqinj dhe vende te tjera qe kane trajtuar ceshtjen shqiptare dhe qe vendi yne ka pasur marredhenie me qellim qe te shikojme diplomacine e vendit te origjines raportet diplomatike me vendet ballkanike apo vende te tjera per ceshtjen shqiptare. Pra jane bere hulumtime plus.

Kjo eshte hera e pare qe shfrytezohen keto arkiva

Nuk eshte hera e pare qe eksplorohen keto arkiva por eshte hera e pare qe merren te plota. Ka pasur koleksione te vecanta por ne nje sasi te vogel. Historianet duhet te jene mirenjohes per punen e bere nga paraardhesit sepse historiografia nuk fillon nga zero.

Cili nga arkivat paraqitur me i pasur sa i takon dokumentacionit per Shqiperine

Me i pasuri eshte arkivi diplomatik italian. Eumlshte nje arkiv gjigant dhe ju e dini perfshirjen e Italise ne ceshtjen shqiptare por eshte edhe arkivi me liberal me i hapuri krahasuar me Athinen apo Beogradin ku e kemi veshtire te futemi sepse ka census dhe barriera te forta. Arkivi italian eshte shume i pasur me dokumente por ne e kemi filluar nga 12-ta me qellim qe te mbushim nje here shek. XX i cili eshte shume problematik per shkak te politizimeve dhe te nderhyrjeve. Do te jete nje procesi i gjate i cili me pas do tu lere vendin periudhave te tjera si mesjeta.

Keni pasur kapacitet studiuesish per tu marre me keto arkiva ne raport me mesjeten per shembull

Per shekullin XX kemi pasur per mesjeten ka pasur studiues por gjithsesi ne raport me shekullin XX eshte me i vogel me i rrudhur edhe pse ka specialist te mire. Jane vetem kater vete.

Mund te kemi raport te pergjithshem ne keto dokumente te shekullit XX. Si na vjen Shqiperia nga diplomacia perendimore

Ne shekullin XX Shqiperia vjen ne gjithe kolorin e saj. Qe te kemi raport te pergjithshem jane 450 mije faqe dokumente ne gjuhe te huaja qe te studiohen dhe ju e kuptoni se nuk eshte e lehte te perpunohet nje informacion i tille. Ne muajt dhe vitet e ardhshme pervec Institutit te Historise dhe ekipit qe po merret me historine e shqiptareve ne shek. XX qe jane 37 studiues nga Shqiperia Kosova dhe Maqedonia do te jene dhe doktorantet tane te cilet bejne doktoratura per ceshtje specifike.

Kjo ka qene thjesht nje periudhe mbledhjeje shume e veshtire sepse duheshin studiuar mire inventaret e arkivave cfare kishin dhe strategjia se si duhej te punohej qe dokumentet e meparshme te mos perseriteshin dhe te futeshim ne dokumente te reja. Te kursenim kohen dhe mjetet monetare sepse ju e dini qe duhen paguar hotelet qendrimi...

Pak me lart folet per barriera ne disa arkiva konkretisht per arkivat e Athines dhe Beogradit si qendron puna sa kane qene te hapur

Ishin te veshtire. Ka pasur censure ceshte e verteta dhe nuk kemi arritur akoma atje. Por kemi gjetur nje zgjidhje. Po perpiqemi me shtete te tjera qe kane qene ne ish republiken Jugosllave. Tani jemi ne rruge per te marre rreth 20 mije dokumente per Kosoven. Jane dokumente te Jugosllavise qe ruhen ne keto shtete.

Po arkivat e perendimit Roma Berlini Parisi sa te hapura kane qene per studiuesit shqiptar

Arkivat perendimore kane qene te hapura jo vetem per ne por per te gjithe. Ata e kane rregull kete. Kane qene ne kushte fantastike shfrytezimi me mjete dixhitale qe i kemi marre pa kosto fare. Ne duhet te bejme dicka per ate se si duhet te jene arkivat shqiptare. Arkivat shqiptare fatkeqesisht jane shume larg ne menyren e shfrytezimit te tyre. Ne jemi dekada vjet pas jemi ende ne kohen e komunizmit per menyren e shfrytezimit. Ne marrim qindra mijera faqe pa paguar asgje ne arkivat e huaja dhe ne arkivat tona duhet te kemi buxhete dhjetefish me te medha per ti marre.

Cfare nuk shkon me arkivat tona qe e ben kaq te veshtire hapjen

Arkivat shqiptare duhet te ridimensionojne ne menyre radikale menyren e shfrytezimit te tyre dhe te reduktojne shpenzimet. Per te marre materiale duhet te firmose drejtoresha e arkivit. Ka shume burokracira. Nderkohe qe edhe jane shume te vjetruar. Studiuesit punojne ne mikrofilma te palexueshem. Kjo eshte shkaterrimtare. Por edhe shpenzimet jane te medha dhe ne nuk kemi para per ti bere leter e fotokopje.

Dokumentet e vjela nga arkivat perendimore te ciles natyre jane thjesht raportime diplomatike apo ka edhe studime shkencore

Natyrisht dominanca ka qene diplomatike se po flasim per arkiva diplomatike. Per arkivat kombetare britanike ka dhe relacione te forcave speciale policive sekrete etj. Pra ka shume te dhena interesante. Kurse studimet jane ose studime diplomatike ose studiues te paguar te rekrutuar nga qeverite perkatese te cilet studiojne me porosi ceshtjen shqiptare. Jane te papublikuara por kane mbetur ne kuadrin e studimeve politike historike gjeostrategjike per shqiptaret gjate gjithe shekullit XX. Keto jane shume te vlefshme edhe per ti analizuar por edhe per ti botuar. Ne do te futemi ne botimin periodik dhe sistematik serial te korpusit te ketyre dokumenteve. Pasi te marrim totalisht arkivin italian do te merremi me botimin e dokumenteve diplomatike italiane per Shqiperine atyre gjermane per Shqiperine franceze per Shqiperine dhe dokumente te arkivave private diplomatike por qe jane edhe te Ministrise se Luftes te Ministrise se Brendshme etj.

Ne craport eshte ky material i mbledhur tani me dokumentacionin e trasheguar nga historiografia ne periudhen e komunizmit A ka vend per krahasim sa i takon te vertetes

Per kete duhet te studiojme te gjithe arkivin. Ne arkivin tone jane regjistruar gjithe dokumentet e zgjedhura ne dekadat e meparshme. Nuk eshte se bejme nje pune kuturu. Kujdesi yne ishte qe kjo pune te mos perseritej po te perqendroheshim ne gjera te tjera. Marrja ne raport me keto arkiva ka qene sa dhjetefishi i asaj qe jane sjelle me pare nga keto arkiva. Nuk kemi bere krahasim me dokumentet qe ka sjelle nje studiues ne kohen e komunizmit me ato qe jane sjelle sot por mund tju them nje gje qe eshte themelore nga pikepamja metodologjike kerkimet qe kemi bere ne jane gjitheperfshirese dhe totale nuk ka seleksion. Pra eshte marre gjithcka qe ka lidhje me Shqiperine. Ndersa ne kohen e komunizmit per arsye te kushteve dhe te mjeteve por edhe te metodologjise e kjo ka te beje me botekuptimin jane bere perzgjedhje selektive.

Ju thoni se ka pasur fshehje por jo manipulim

Nuk mund te them se ka pasur manipulim pa studiuar dokumente qe kane pasur manipulime. Ato kane marre disa dokumente qe i jane dukur te rendesishme per historine e Shqiperise por kane qene te paplota. Duke qene te paplota burimet krijohen qofte dhe pa dashje interpretime te gabuara. Interpretimet e gabuara vijne per dy arsye E para nga mungesa e informacionit ose informacioni i njeanshem dhe e dyta nga ceshtja e botekuptimit dhe e metodes. Keto te fundit e dime se si kane qene dhe conin ne interpretime te njeanshme politike tendencioze. Keshtu ka qene gjithe historiografia dhe ajo nuk mund te dilet jashte regjimit eshte logjike. Fakti tjeter ishte qe informacioni ishte shume i izoluar shume fragmentik dokumentet ishin sporadike. Prandaj kemi insistuar qe keto arkiva ti marrim ne menyre te plote dhe kete e quajme sukses. Vleren e ketij informacioni do ta shohim ne vazhdim por metodologjikisht jemi te qete se kemi bere nje pune qe seshte bere asnjehere. Duke marre nje arkiv te plote nuk ka mundesi askush qe te thote une kam vetem kete dokument. Dokumentet jane te gjitha dhe arkivi eshte marre plotesisht. Kjo ka qene porosia jone numer nje qe te gjithe studiuesit te mos perzgjedhin dokumentet sipas shijes se tyre.

Kjo do te thote rishkrim apo permbysje te historise Shoqeria shqiptare ka 20 vjet qe pret nje pergjigje per kete. Cfare do te behet me historianet e qe jane mesuar me metodologjine e periudhes se komunizmit

Shqiperia ka nevoje shume te eci perpara. Nuk eshte puna se fillojme sot. Ne kemi nje proces dhe rishkrimi i historise tek ne e ka origjinen bashke me fillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi. Pra ne kemi filluar te ndryshojme regjimin te ndryshojme botekuptimin tone metodat e kerkimit. Ky eshte nje process historik qe nuk k ardhur ndonjehere. Eumlshte i veshtire. Jo te gjithe historianet kane qene ne nje linje por duhen pergezuar te gjithe. Sigurisht ka perfundime te ndryshme ka akoma mbetje te komunizmit ne botimet tona kjo nuk behet me deshire por eshte ceshtje e botekuptimit. Eumlshte e pamundur qe nje brez intelektualesh te shkeputet menjehere dhe me thike nga komunizmi. Ne po luftojme shume ta bejme kete pune duke perdorur historiografine perendimore qe eshte shume e avancuar dhe qe eshte baza jone teorike dhe metodologjike por edhe duke perdorur kete fushate te madhe kerkimore e cila shmang politizimin. Se duke mbledhur gjithe informacionin e huaj ne baza sistematike nga pikepamja faktologjike e kemi luftuar kompromisin dhe shmangim interpretimet e njeanshme dhe politike.

Me rishkrim duhet te kuptojme ndryshimin ne botekuptim dhe koncept ne rishkrimin e historise dhe plotesimin e fakteve. Ky eshte nje proces. Nuk mbaron sot. E kuptoj qe shoqeria shqiptare ka nevoje dhe deshire te kete pergjigje te shpejta. Ne po punojme. Keto botime do te bejne nje presion shume te madh mbi opinionin publik. Do te kete botime sistematike dhe nje veper te plote sintetike. Debatet mbi kete veper nuk do te behen thjesht pasi te dali por perpara ne tryeza shkencore ku autori qe do te shkruaje kete sigurisht qe do te jete i lire por duke argumentuar duke ballafaquar argumentet me njeri-tjetrin qe te mos veprohet si ne shume raste une shkruaj per qejfin tim ti per qejfin tend pa marre ne konsiderate kundershtite apo argumentet e pales tjeter. Botimi eshte i detyruar nga pikepamja metodologjike te jape pikepamjet e kunderta duke mbajtur qendrimin kritik ndaj gjerave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›