Topi mesazh ngushëllimi për humbjen e prokurorit Xhevat Hana
TIRANE - Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të prokurorit Xhevat Hana. Përmes një mesazhi dërguar familjarëve, presidenti Topi, njëherësh edhe kryetar i KLD-së, nënvizon se ndarja nga jeta e prokurorit Hana përbën një humbje të madhe për familjen, kolegët dhe shtetin shqiptar.
“Ndarja nga jeta e Xhevatit përbën një humbje të madhe e të pazëvendësueshme për familjen, për kolegët, për vetë shtetin shqiptar, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur fatin të bashkëpunojnë e ta njohin atë nga afër, duke i çmuar gjithmonë përkushtimin ndaj detyrës së vështirë të prokurorit, integritetin e profesionalizmin si dhe cilësitë e tij të spikatura qytetare e njerëzore. Dëshiroj të vlerësoj edhe njëherë Xhevatin e ndjerë për punën dhe kontributin e tij të rrallë profesional në shërbim të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”.- shkruhet në mesazhin e kreut të shtetit, publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.
Prokurori i njohur Xhevat Hana, i cili kishte në dorë një ndër çështjet më të bujshme të drejtësisë shqiptare, rrëmbimin e biznesmenit Remzi Hoxha, humbi jetën një ditë më parë në një spital të Italisë. Prokurori i krimeve të rënda u nda nga jeta në moshën 58- vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Prokuroria: Ceremoni për prokurorin Hana në Shtëpinë e Oficerëve