“Zinxhiri”, 3 të rinj në pranga për shpërndarje droge
KORÇE - Policia e Korçës finalizoi me sukses operacionin e koduar “Zinxhiri” dhe bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 3 personave; të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se personat e arrestuar janë: Kristi Pojani, 21 vjeç, Gazmend Bashaj, 26 vjeç dhe Elsid Avduli, 22 vjeç.
Në momentin e arrestimit, shtetasve të mësipërm u janë sekuestruar 42 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, 2 automjete dhe 4 aparate celulare.
Mësohet se 3 të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike e ardhur nga fshati Lazarat i Gjirokastrës dhe kishin si destinacion shtetin grek.
(er.nu/BalkanWeb)