E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, mesazhe nga Sejdiu dhe Sarkozi

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, mori dje mesazh urimi nga Presidenti francez, Sarkozi, për bashkëpunimin në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Një tjetër mesazh mbërriti edhe nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe nga Presidenti i Maqedonisë, Cervenkovski. Në telegramin drejtuar Topit, Sejdiu shprehu besimin se edhe Kosova do të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë, për të përshpejtuar integrimin. Po kështu, Presidenti Topi dhe Presidenti kroat, Mesiç, kanë shkëmbyer mesazhe urimi për anëtarësimin e vendeve respektive në NATO. Presidenti i Republikës, niset sot për në Strasburg (Francë) në krye të një delegacioni të lartë shtetëror, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet në datat 3-4 prill 2009, me pjesëmarrjen e krerëve të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›