E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO, Eliot Engel uron Shqipërinë

Kryetari i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, përshëndeti dje anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Sipas tij "është një ditë e madhe për shqiptarët kudo qofshin dhe një tjetër hap përpara për sigurinë në Evropë. Vetëm 20 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte se Shqipëria, dikur një nga vendet më të mbyllura të Evropës, do të bëhej një ditë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior". Engel thotë se Shqipëria ka dërguar trupa në Irak, Afganistan dhe Bosnjë dhe tashmë ka marrë përgjegjësitë si anëtare aktive e NATO-s dhe një partner evropian tek i cili mund të mbështetesh, por anëtarësimi i saj në NATO është një tjetër fakt që tregon për kontributin e saj pozitiv ndaj sigurisë. Ai rezulton të ketë qenë hartuesi i rezolutës që u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në nëntor të vitit 2003, ku kërkohej anëtarësimi në NATO i vendeve të Kartës së Adriatikut, si Shqipëria dhe Kroacia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›