E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, gjendja e një fëmije e rëndë

Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihja njoftoi se gjendja e një prej fëmijëve të aksidentuar të shtunën vazhdon të jetë e rëndë.

"8-vjecari Erikson Peraj ka një përmirësim të lehtë krasuar me dje, por gjendja e tij vijon të jetë e rëndë", u shpreh Mihja.Sipas tij, pacienti i mitur ka marrë dëmtime të rënda në mushkëri.

Nga tragjedia e së shtunës, ku një autobus pasagjerësh ra në humnerë humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›