"Topi, ndal masakren elektorale ose do te hyme ne greve urie te henen"

Partite e vogla politike, u ankuan dje tek Presidenti i Republikes, Bamir Topi per reformen zgjedhore dhe kercenuan se do te hyne ne greve urie. Kreret e forcave politike, Ilir Meta LSI, Nard Ndoka PDK, Neritan Ceka i PAD, por dhe deputete te pavarur si Spartak Ngjela, menjehere pas vendimit te Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore zhvilluan nje takim me kreun e shtetit. Ku shprehen te gjitha pakenaqesite per reformen zgjedhore e ndryshimet e shpeshta te Kushtetutes. Pasi ia shprehen personalisht te gjitha verejtjet Presidentit, kreret e partive politike, i lane dhe nje leter me te gjitha ankesat dhe paralajmerimin per greven e urise. "Ne, deputete dhe kryetare te disa partive politike kemi vendosur, qe ne mbrojtje te Kushtetutes dhe te votes se lire, te shpallim ne vijim nje greve urie per te sensibilizuar opinionin publik shqiptar per grushtin e shtetit qe po pergatitet, per te shpetuar demokracine e rrezikuar ne Shqiperi", theksohet ne leter. Pjese e greves se urise jane Ilir Meta, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Petro Koci, Dritan Prifti, Luan Memushi, Ndre Legisi, Pellumb Xhufi, Spartak Braho dhe Dashamir Shehi. Sipas tyre, varianti i ri i Kodit Zgjedhor te paraqitur nga PS dhe PD, per te hyre ne procedurat parlamentare te miratimit, eshte shkelje e rende dhe flagrante e Kushtetutes se Shqiperise. "Te dy partite, synojne qe me ane te nje mazhorance parlamentare te likuidojne demokracine kushtetuese ne Shqiperi, dhe te mos lejojne ne administrimin e zgjedhjeve, asnje alternative tjeter konkurruese politike qe te mund te rrezikoje pushtetin e tyre", theksohet ne letren derguar Topit. Per ta, Kodi i ri Zgjedhor eshte ndertuar i gjithi me nje karakter politik, duke shprehur ne menyre eksplicite pjesemarrjen e ngushte, te vetem dy faktoreve partiake ne administrimin e zgjedhjeve ne Shqiperi dhe ndaj kerkohet nderhyrja e Presidentit Bamir Topi ne kete masaker antidemokratike. R.R
Deputetet qe hyjne ne greve
Ilir Meta
Nard Ndoka
Spartak Ngjela
Petro Koci
Dritan Prifti
Luan Memushi
Ndre Legisi
Pellumb Xhufi
Spartak Braho
Dashamir Shehi
Deputetet qe hyjne ne greve
Ilir Meta
Nard Ndoka
Spartak Ngjela
Petro Koci
Dritan Prifti
Luan Memushi
Ndre Legisi
Pellumb Xhufi
Spartak Braho
Dashamir Shehi