E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasesi i nenes rrefehet ne polici

TIRANE - Autori i dyshuar per vrasjen e nenes se tij, Alkent Birko, ka rrefyer para efektivave blu, gjithe ngjarjen e rende te dy diteve me pare. "Nuk mbaj mend se pse e kam goditur nenen, nuk doja ta vrisja", ka thene Birko, gjate marrjes ne pyetje ne Komisariatin numer 3. I arrestuari, sipas banoreve te pallatit, jetonte vetem me te emen, Shpresa Hoxha. Kjo e fundit ishte divorcuar nga i shoqi shume vite me pare, kur autori i dyshuar i krimit kishte qene vetem 3 vjec. Burime te policise kane bere te ditur, se vec goditjeve me thike, qe i ka dhene ne trup te emes, autori i dyshuar e ka goditur ate dhe me cekic ne koke, duke e masakruar. Kjo gje eshte vertetuar dhe nga burime te eksperteve mjeko-ligjore qe kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes.

Rrefimi

"Nuk doja ta vrisja nenen, por ne nje moment me ka ikur truri dhe kam marre nje thike. Me pas nuk e mbaj mend me se cfare kam bere. Une vuaj nga probleme mendore dhe dua qe te me kuroni", mesohet te kete thene gjate rrefimit te tij, perpara policise, Alkent Birko. Por vec thikes, Birko ka perdorur dhe nje cekic per te vrare nenen e tij. Sendin artizanal ata e kishin ne shtepi. 35-vjecari sipas te dhenave, jetonte vetem me te emen pasi familja ishte ndare shume vite me pare. Pas divorcit, me rritjen e Alkentit ishte marre e ema, Shpresa Hoxha. Sipas deshmive te mbledhura nga policia, vitet e fundit Birko bente nje jete te crregullt prej narkomani dhe shkonte ne shtepi rrallehere, sa here qe kishte nevoje per para. Ai ishte i papune dhe ne te shumten e rasteve leket per te marre drogen ia merrte se emes pas grindjeve te shumta. Kete e kane thene per policine fqinjet e familjes. Por mohimi qe i kishte bere dy dite me pare, i ka kushtuar jeten 60-vjecares Hoxha. I paqendrueshem menderisht, pasi i kishte ardhur dhe ora per te marre dozen e heroines, Birko kishte shkuar ne kuzhine dhe ka marre thiken e bukes, duke e qelluar pameshire disa here rresht nenen 60-vjecare.

Vrasja e 60-vjecares, se s'i dha leke djalit

Vrasja e Shpresa Hoxhes, ndodhi dy dite me pare ne kryeqytet. Ajo u qellua nga djali i saj, pasi nuk i jepte leke per heroine. Ngjarja e rende ndodhi ne nje banese, ne afersi te tregut te Medresese, ne kryeqytet. Alkent Birko, 35 vjec i mori jeten mamase se tij, Shpresa Hoxha, 60 vjece pas nje zenke te ndodhur ne shtepine e tyre, per leket e droges, pasi sipas policise autori i dyshuar i vrasjes, u vetedorezua dhe njihet si perdorues droge.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›