Anetaresimi ne BE, kur duhet te aplikoje Shqiperia
Thuajse dy vjet pas nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit (MSA) dhe hyrjes ne fuqi te Marreveshjes se Ndermjetme (Dhjetor 2006) aktoret politike shqiptare po shqyrtojne mundesine e pergatitjes se aplikimit per anetaresim te vendit ne Bashkimin Evropian (BE). Kjo ceshtje ne fakt u ngrit me heret kete vit nepermjet deklaratave politike individuale te cilat i kerkonin Qeverise shqiptare te dorezoje aplikimin brenda vitit 2008. Sidoqofte, debati publik ne lidhje me kete hap nuk u nxit, kryesisht
si pasoje e perfshirjes se dobet te politikes, opinion-beresve dhe eksperteve. Ne fakt, mungesa e debatit nxori ne pah mungesen e nje qasje te mire-strukturuar ndaj aplikimit nga ana e aktoreve politike.
Ekspertet dhe opinion-beresit gjithashtu u shfaqen te ndare ne opinionet e tyre sa i perket kohes se duhur per aplikim.
Tre skenare jane aktuale. I pari sugjeron qe aplikimi per anetaresim ne BE te behet gjate Presidences franceze, i dyti nen Presidencen ceke ne gjysmen e pare te 2009es dhe i treti, pas zgjedhjeve parlamentare, pra gjate Presidences suedeze. Nje qasje realiste dhe analize e ekuilibruar ne lidhje me dinamiken e proceseve politike dhe integrimin evropian ne vend, si edhe i zhvillimeve rajonale dhe dinamikes ne BE, te con ne perfundimin se aplikimi i Shqiperise per anetaresim ne BE duhet bere nen Presidencen ceke. Kjo zgjidhje perben mundesine me te mire per te patur nje aplikim te suksesshem dhe
nje procesim te shpejte te tij, ne menyre qe te sigurohet statusi i vendit kandidat brenda mesit te vitit 2011.
Ne kete kuptim, qellimi i pergjithshem i Shqiperise ne kete faze nuk duhet te limitohet tek aplikimi si i tille. Perkundrazi, percaktimi i afateve te qarta ne lidhje me procesin e pas-aplikimit dhe angazhimi per te permbushur kushtet e nevojshme perben elementin thelbesor i cili duhet te udheheqe te gjithe procesin e aplikimit. Si rrjedhoje, nje kuader kohor realist ne lidhje me procesin, per te cilin duhet te angazhohen aktoret politike do te perfshinte:
Arritja e nje konsensusi te gjere politik ne vend (per aplikimin) Para fundit te 2008-es
Pergatitja dhe dorezimi i aplikimit per anetaresim Mars - Prill 2009
Keshilli i kerkon Komisionit te pergatise avis Tetor ose Dhjetor 2009
Procesi i pergjigjes ndaj Pyetesorit te Komisionit 2010
Komisioni i dorezon avis pozitiv Keshillit Fundi i 2010-es ose fillimi i 2011-es
Vendim i Keshillit qe jep statusin e vendit kandidat Mesi i 2011-es
Hapja e negociatave te anetaresimit Fundi i 2011-es ose fillimi i 2012-es
Drejt fazes vijuese, rekomandimet
Ne menyre qe te realizohet skenari i propozuar nga ky dokument politikash, ka nje numer masash kyce te cilat duhen hartuar dhe zbatuar brenda afateve te qarta kohore. Pra, per te siguruar hapjen e negociatave te anetaresimit brenda vitit 2012, vendit i duhet:
1. Ne fazen e aplikimit per anetaresim:
Te siguroje progres te prekshem ne fushat kryesore te reformes:
a. Finalizimi i kodit elektoral
b. Finalizimi i procesit te dokumenteve te identitetit
c. Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme (zgjedhjet parlamentare 2009) ne
perputhje me standardet nderkombetare
d. Finalizimi i reformes konsensuale te gjyqesorit
e. Progres i metejshem ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar
Te permiresoje kapacitetet administrative dhe te ngreje infrastrukturen institucionale per procesimin e Pyetesorit te Komisionit Evropian
Progres ne zbatimin e Marreveshjes se Ndermjetme dhe te MSA (pasi te hyje ne fuqi)
?? Te zhvilloje nje tur diplomatik per te lobuar mbeshtetesit e aplikimit (si edhe oponentet e tij) midis vendeve anetare te BE dhe per te promovuar Shqiperine si nje shembull pozitiv
te Procesit te Stabilizim Asocimit
2. Ne fazen pas aplikimit per anetaresim
Te siguroje progres te metejshem ne zbatimin e MSA
Te tregoje rezultate konkrete ne fushat problematike (korrupsioni, krimi i organizuar,
menaxhimi i kufijve, emigracioni ilegal, zhvillimi ekonomik etj.)
Konsolidimi i kapaciteteve administrative si ne nivel qendror ashtu edhe ne ate lokal
Te siguroje ritme pozitive te reformave ne fusha te tjera te rendesishme (pjese e kriterit
politik dhe ekonomik, dhe ne standardet evropiane)
(*)Ekspert i IDN per ceshtje te integrimit)
(**) Ekspert, Instituti Asser ne Holande)