Fazllic, padi te dyte ndaj prokurorise

Tirane- Gjykata e Tiranes ka nisur dje shqyrtimin e kerkeses se avokatit te Damir Fazllic, i cili kerkon nga gjykata, te kundershtoje vendimin e prokurorise per sekuestrimin e pronave te klientit te tij. Gjate seances, avokati Gjokutaj kerkoi qe kerkeses se pare t'i bashkengjitej edhe kerkesa per sekuestrimin e dy pronave ne Durres, kerkese kjo qe u pranua nga gjyqtari Artan Broci. Seanca e djeshme zgjati rreth nje ore, nderkohe qe u shty per t'i lene kohe avokatit, per te sjelle edhe provat e tjera qe disponon per dy pronat e sekuestruara ne Durres. Procesi ne gjykate po zhvillohet me kerkese te avokatit te Damir Fazllic per paligjshmeri te sekuestrove. Ne seancen per pronat e Fazllic, te pranishem ishin dhe tre perfaqesues te ambasades amerikane, njera prej te cileve edhe prokurore, e cila eshte atashuar perkohesisht ne Prokurorine e Tiranes per te asistuar ne gjyqet qe kane te bejne me krimin e ekonomik. Ndersa ne procesin e djeshem kane qene prezent edhe dy perfaqesues te OSBE-se, te cilet kane ndjekur seancen e radhes. Disa dite me pare avokati ligjor i Damir Fazllic ka depozituar ne Gjykaten e Tiranes nje padi ku kundershton vendimin e prokurorise per bllokimin e shoqerise "Crown Acquisition". Ne argumentimin e kerkese padise mbrojtesi sqaron, se vendim i marre nga dy prokuroret Besnik Cani e Dritan Rreshka eshte i padrejte dhe i pabazuar ne ligj. Numri i ceshtjes eshte 1419, ku paditesi eshte shoqeria "Crown Acquisition (Damir Fazllic) dhe ka si objekt te saj kundershtimin e vendimit te prokurorise. Sipas tij nuk ka asnje parregullsi ne firmosjen e kontrates, episodi i vetem per te cilin akuzojne prokuroret, klientin e tij. Nga kerkesa e sjelle nga ana e Drejtorise se Pastrimit te Parave, ka ardhur pergjigjja negative mbi akuzen qe i behet boshnjako-britanikut, Damir Fazllic.
Akuza
Prokuroria e Tiranes e akuzon 33 vjecarin, per vepren penale te "pastrimit te produkteve te vepres penale". Hetimet ndaj tij nisen me daten 8 tetor te ketij viti, kur Fazllic erdhi ne Shqiperi per nje interviste.
Akuza
Prokuroria e Tiranes e akuzon 33 vjecarin, per vepren penale te "pastrimit te produkteve te vepres penale". Hetimet ndaj tij nisen me daten 8 tetor te ketij viti, kur Fazllic erdhi ne Shqiperi per nje interviste.