E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, nderon Reshat Arbanën. Nderi i Kombit

TIRANE- Aktori i njohur, Reshat Arbana u nderua sot me urdhrin “Nderi i Kombit”.

Dekorimi u be sot nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjate nje ceremonie te posacme.

Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin Nderi i Kombit me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.

Ne fjalen e mbajtur me ate rast, Topi vleresoi punen dhe kontributin e dhene nga Arbana ne fushen e teatrit dhe te kinematografise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›