Topi ne Britani pritet nga Kameron
Sipas njoftimit per shtyp te Presidences kreu i qeverise britanike ka vleresuar rolin e Topit ne konsolidimin e shtetit ligjor dhe kontributin e tij ne mbrojtje te Kushtetutes. Kryeministri britanik Dejvid Kameron pasi theksoi rendesine e vizites se kryetarit te shtetit shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar per thellimin dhe forcimin e marredhenieve dypaleshe vleresoi rolin e rendesishem e moderator te Presidentit Topi persa i perket konsolidimit te shteti ligjor te rritjes se paanshmerise dhe pavaresise se sistemit ligjor ne Shqiperi si dhe kontributin e tij personal e institucional ne mbrojtje te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit thuhet ne njoftimin per shtyp te Presidences. Ne te njejten kohe kreu i qeverise britanike konservatori Kameron vleresoi pjesemarrjen e Shqiperise ne misionet paqeruajtese ne Afganistan dhe kontributin tone atje ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar. Nga ana e tij Topi vuri theksin te bashkepunimi mes dy vendeve per te cilin tha se mbetet i konsoliduar dhe i karakterizuar nga vullneti i te dyja vendeve drejt zgjerimit dhe forcimit te metejshem. Sipas njoftimit per shtyp te Presidences kryetari i shtetit i shoqeruar ne kete takim edhe nga zonja e pare Teuta Topi vuri ne dukje disa prej arritjeve te politikes sone te jashtme duke nenvizuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe ne miratimin nga ana e Parlamentit Europian te Raportit per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Kjo eshte nje ngjarje e madhe nje hap teper i rendesishem per te ardhmen europiane te Shqiperise dhe realizimin e nje aspirate madhore te qytetareve shqiptare te cileve u takon merita per kete ashtu si dhe politikes institucioneve shqiptare por edhe te gjithe partnereve tane nderkombetare qe na kane mbeshtetur ne kete rrugetim u shpreh Presidenti Topi ne takimin e pare te vizites se tij tre ditore ne Britanine e Madhe. Gjate bashkebisedimit ai dhe kryeministri britanik nenvizuan rendesine e ketij takimi ne kuader te zhvillimit te marredhenieve te shkelqyera tradicionale qe ekzistojne mes dy vendeve dhe popujve tane. Diten e djeshme kreu i shtetit dhe zonja e pare Teuta Topi ishin te ftuar ne Galerine e Parlamentit te Mbreterise se Bashkuar ku ndoqen seancen e pyetjeve drejtuar Kryeministrit konservator britanik Dejvid Kameron. Ai do te zhvilloje gjithashtu nje takim me Kryetaren e Dhomes se Lordeve si dhe do te udhetoje per ne Oksford ku do te pritet nga Presidenti i Oxford Union Xhejms Kingston. Lidington Kompromis per ceshtjet me rendesi
Ne diten e pare te vizites ne Britani Presidenti Bamir Topi u takua me Ministrin per Europen David Lidington. Sipas nje komunikate per shtyp te shperndare nga ambasada britanike ne Tirane Lidington theksoi se ne duam ta shohim Shqiperine te beje perparim te vertete drejt anetaresimit ne BE. Ky perparim sot dhe ne te ardhmen do te varet nga bashkepunimi i te gjitha paleve per te zbatuar reformat jetike. Suksesi ne rrugen e BE-se nuk eshte per fituar pike politike por ka lidhje me kompromise dhe angazhimin konstruktiv politik e publik per ceshtje qe kane rendesi per te gjithe. Ministri per Europen dhe Presidenti diskutuan perparimin e Shqiperise drejt BE-se. Lidington theksoi se Britania e Madhe mbetet nje mbeshtetese e forte e ambicies se Shqiperise per ne BE. Ai shpresoi se cfaredo qe te jene rekomandimet per gatishmerine mbi liberalizimin e vizave dhe per gatishmerine e Shqiperise per statusin kandidat javen e ardhshme udheheqesit politike te Shqiperise do te kapin mundesine. Topi takon parlamentaret britanike
Kreu i shtetit u takua dje gjithashtu edhe me kryetarin e Grupit Mbareparlamentar te Parlamentit Britanik per Shqiperine Mark Pritcard dhe anetaret e tjere te ketij grupi. Gjate ketij takimi ai beri nje panorame te gjere te zhvillimeve me pozitive ne vend ne kuader te permbushjes me sukses te aspirates per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian duke vene ne dukje angazhimin serioz te shtetit shqiptar dhe vendosmerine per vazhdimin e reformave te domosdoshme per te qene te integruar dhe anetare te denje te familjes se madhe europiane. Nga ana e tyre parlamentaret britanike vleresuan perparimin e bere nga vendi yne ne drejtim te konsolidimit te demokracise fuqizimit te institucioneve te pavarura ndermarrjes me sukses te reformave rrenjesore e te gjithanshme te cilat bene te mundur edhe anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut Verior.
ADI SHKEMBI