Pipero Skam firmosur per kompanine e vellait
Drejtori i Politikave dhe Planifikimit Shendetesor ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero iu kunderpergjigj akuzave te ardhura nga deputeti i PS-se Eduard Shalsi per tenderet e barnave. Ai deklaroi se nuk ka asnje lidhje me tenderet e zhvilluar. Nuk kam qene dhe nuk jam per asnje moment pronar apo as administrator i asaj kompanie dhe nuk ka asnje firme timen ne favor te biznesit te vellait tim tha Pipero. Me tej ai shtoi se te themelosh nje kompani farmaceutike nuk eshte faj as mekat por nje e drejte e cdo qytetari per te ndertuar nje sipermarrje private ne perputhje me ligjet e shtetit sikurse ka ndodhur edhe me mua 12 vjet me pare. Por mesa duket ky eshte problemi i ketij deputeti per te cilin eshte i papranueshem integrimi ne Bashkimin Evropian ku biznesi i ndershem vleresohet.