Idrizi Gati Komiteti Kombetar per Diasporen
Partia Drejtesi me Unitet do te krijoje deget e saj edhe ne diaspore. Kreu i PDU-se Shpetim Idrizi zhvilloi nje takim me qindra simpatizante te saj ne qytetin e Pratos prane Firences ne Itali. Ai parashtroi nismat e PDU-se per zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare ceshtjes came dhe ne vecanti Komitetin Kombetar te Diaspores qe do te nise punen shume shpejt. Idrizi deklaroi se PDU do te qendroje prane komunitetit shqiptar ne diaspore sikurse edhe prane nevojave te shqiptareve kudo qe ata ndodhen. Le te krijohet ketu dega e PDU-se dhe ne do ju perfshijme si te deshironi ne jeten e partise sone juve femijet tuaj kedo qe do te kontribuoje per kombin tone per komunitetin tone. Sot kam ardhur bashke me kolegun tim deputetin Dashamir Tahiri te cmallemi me ju dhe te flasim per punet tona. Ndersa po ju flas me besoni se ndihem krenar qe i perkas komunitetit cam tha Idrizi. Ne takim ishte i pranishem edhe keshilltari i Bashkise se Pratos per ceshtjet e emigracionit z. Giorgo Silli i cili vleresoi punen e PDU-se per nje vit dhe tha se ceshtja came do te gjeje zgjidhje.