E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Plotesuam te gjitha kushtet per vizat

/ /

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta tha dje se Shqiperia ka plotesuar te gjitha kushtet per heqjen e vizave dhe qytetaret shqiptare do te mund te udhetojne pa barriera ne vendet Shengen. Duke folur ne konventen e Levizjes Rinore per Integrim zv.kryeministri u shpreh se pas nje viti sfidash veshtiresish pengesash dhe standardesh qe duhej te arriheshin ne te gjithe jemi krenare sepse sot Shqiperia i ka plotesuar te gjitha standardet per heqjen e vizave ne menyre qe edhe ju te rinjte dhe te rejat e Shqiperise te komunikoni dhe shkembeni eksperiencat dhe idete tuaja me te gjithe te rinjte europiane pa pengesa e pa barriera ne menyre qe te gjithe shqiptaret te kene mundesi ta prekin Europen jo me qellimin per te qendruar atje por me deshiren dhe frymezimin per tu kthyer dhe per te ndertuar edhe ate pjese qe na ka mbetur te Shqiperise te plote europiane te Shqiperise si anetare e barabarte e familjes europiane. Ne kete takim ishte i pranishem edhe deputeti me i ri i Levizjes Socialiste per Integrim Vangjel Tavo i cili ne fjalen e tij ne kete aktivitet tha se ne LSI ka gjetur miqte me te cilet ka punuar prej vitesh. Jam me ju jam mes shokeve te mi me te cilet kam punuar prej shume vitesh jam me Ilir Meten jam me mikun tim Luan Rama qe beri shume mire qe erdhi tek ju shume me shpejt jam me Petrit Vasilin dhe me Moniken me te cilet kemi qene bashke ne Partine Socialiste. Jam me koleget deputete Nasipin dhe Lefterin por nga sot e tutje do te jem edhe me Erisen me Ardit elen dhe Endritin do te jem me te gjithe ju tha Tavo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›