E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne Katar merr premtime per investime

Presidenti i Republikes zhvillon vizite ne shtetin e Gjirit dhe pritet nga Emiri

Shqiperia dhe Katari bien dakord te mbeshtesin reciprokisht njera-tjetren ne strategjite e zhvillimit ne kuader te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe Konferences Islamike. Vizita e Presidentit te Republikes Bamir Topi ne Doha eshte shoqeruar me takime te nivelit te larte si ai me Emirin Hamad Bin Khalifa Al Thani i cili e konsideroi Shqiperine nje partner strategjik. Duke nenvizuar faktin se shteti i Katarit eshte nje partner strategjik afatgjate dhe serioz ne drejtim te bashkepunimit te gjithanshem Emiri i shtetit te Katarit Hamad Bin Khalifa Al Thani garantoi mbeshtetje e bashkepunim te metejshem e te frytshem ne strategjite per zhvillim te konsoliduar ne kuader edhe te organizmave nderkombetare si OKB-ja dhe Konferenca e Vendeve Islamike njofton me kete rast Presidenca shqiptare. Ne kete takim i cili vjen ne kuader te nje vizite te dyte te Topit ne Doha eshte folur per bashkepunimin ekonomik ne sektore si infrastruktura bujqesia turizmi energjetika etj. Por diplomacia presidenciale si analoge e diplomacise parlamentare te drejtuar nga Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli ka thelluar kontaktet dhe diskutimin me partneret vendimmarres ne Katar teksa Topi ka takuar edhe kryetarin e Keshillit Konsultativ te Shtetit Mohamed Bin Mubarak Al-Kholaifi si dhe kryetarin e Dhomes se Tregtise dhe Industrise sheik Khalifa bin Jasim Al-Thani. Ne biseden e zhvilluar me Al-Kholaifin Presidenti i Republikes eshte njohur me strukturen dhe funksionimin e Keshillit e reformat ne vend. Dialogu politik eshte i shkelqyer sic e tregojne me se miri edhe shkembimi i vizitave te shpeshta te niveleve me te larta por nje rol te rendesishem kane edhe marredheniet e bashkepunimit nderparlamentar u shpreh Presidenti Topi duke apeluar nje shtyse te re bashkepunimi. Ne kete vizite Topi eshte shoqeruar nga nje grup sipermarresish shqiptare nje prani qe ka prekur mundesi reale investimi dhe bashkepunimi ne takimin me kreun e Dhomes se Tregtise Al-Thani. Vete Topi ka kerkuar shtim investimesh ne Shqiperi duke nenvizuar mundesite dhe lehtesite qe ofron vendi yne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›