Topi në Kosovë

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kosovën sot do ta vizitojë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.
Presidenti Topi do të takohet me Presidentet Jahajga, me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës dhe njëkohësisht Kreun e Aleancës “Kosova e Re”, Behgjet Pacolli, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe personalitet tjera të larta te institucioneve të Kosovës.
Po ashtu, për nder të tij, sot Kuvendi i Kosovës do të mbaj edhe një seancë solemne.
Presidenti Bamir Topi rreth orës 13:30 pritet të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova, ndërkaq nesër do të bëj homazhe tek Kompleksi memorial i Adem Jasharit në Prekaz dhe te Kompleksi i Haradinajve në Gllogjan të Deçanit.