E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijat e kuqe, zgjidhja e Veriut

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou, ka thënë se duke i respektuar vijat e kuqe mund të presim një zgjidhje për veriun.

“Bashkimi Evropian, ne, duhet t’i caktojmë vijat e kuqe, duke pasur parasysh se jemi miq të Kosovës, por në të njëjtën kohë nuk jemi armiq të Serbisë apo e kundërta. Cilat janë vijat e kuqe? Nuk do të ketë ndarje. Do të ketë respektim të sovranitetit të Kosovës. Zbatim të planit të Ahtisaarit në të gjitha pikat. Përafrim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në veri. Në qoftë se i bëjmë të gjitha këto, do të gjejmë një zgjidhje të kujdesshme për veriun”, ka thënë ambasadori Fitou në një intervistë për gazetën “Epoka e re”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›