Krijohet Lozha Masonike ne Shqiperi
Duke nisur qe dje edhe ne Shqiperi eshte krijuar Lozha e madhe Masonike. Zyrtarizimi saj eshte bere ne nje deklarate per shtyp nga Elton Caci mjeshter i lozhes shqiptare por edhe nga disa te ftuar prej Lozhave Masone ne Shtetet e Bashkuara dhe Italise. Caci thekoi se hapja ne kete periudhe e lozhes shqiptare perkon me krijimin e kushteve te duhura politike dhe sociale. Nderkohe qe puna kishte disa vite qe kishte filluar. Ndersa i ftuari i vecante ne kete ngjarje Tomas Xhekson sekretar ekzekutiv i konferences te Lozhave te medha Masonike tha se krijimi i kesaj lozhe eshte me rendesi per shqiptaret pasi do te kontribuoje ne promovimin e demokracise dhe tolerances. Ne duam te marrim disa qytetare te mire shqiptare dhe ti bejme me te mire per te kontribuar ne evoluimin e shoqerise shqiptare. Ne jemi aty ku ka demokraci. Do te kontribuojme ne perhapjen e parimeve demokratike. Ne Shqiperi kemi njerez te rinj qe nuk jane perfshire ne regjimin e vjeter deshironim ti jepnim nje freski kesaj lozhe. Me duhet te theksoj se kjo nuk eshte nje parti politike deklaroi Tomas Xhekson sekretar ekzekutiv i konferences se Lozhave te medha Masonike. Masonet jane nje organizate vellazerie e cila eshte themeluar ne rrethana jo shume te qarta ne fund te shekullit te 16 dhe ne fillim te shekullit te 17. Masoneria e lire ekziston ne forma te ndryshme ne te gjithe boten dhe numri i personave qe e kane perqafuar mendohet te jete 6 milione. Lozhat e medha jane ato te Skocise Irlandes dhe Anglise. Lozha e pare eshte krijua ne Mbreterine e Bashkuar ne vitin 1717. Para vitit 1813 brenda masoneve kane ekzistuar dy rryma ajo moderne dhe ajo e lashte.